Pasi të mësoni si hiqen njollat e stilolapsit, s'do të harxhoni më asnjë qindarkë për pastrimin kimik

Life style

Pasi të mësoni si hiqen njollat e stilolapsit, s'do të harxhoni më asnjë qindarkë për pastrimin kimik

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 22:56
Foto ilustrim

Me siguri artikulli i sotëm do t'u hyjë shumë në punë, sidomos mamave të cilat çdo ditë përballen me njollat e bezdisshme të stilolapsit jo vetëm mbi veshjet e pambukta, por edhe në çantë apo pantallona. Përpara se të lexoni këshillat tona praktike, duhet të dini që jo të gjitha njollat pastrohen njëlloj. Vështirësia e tyre qëndron në materialin përbërës të çdo veshjeje, si rrjedhojë për çdo veshje të ndryshme ka teknika të ndryshme pastrimi. Living ju njeh me to :

Për të hequr njollat e stilolapsit në materialin xhins duhet të përdorni uthull molle, lëng limoni dhe alkool në 90’C. Në një enë hidhni përkatësisht nga 100 ml uthull molle dhe lëng limoni dhe disa pika alkool. Fërkojeni njollën më parë me lëng limoni dhe më pas zhyteni në përzierjen e mësipërme për një orë. Lajeni normalisht në makinë larëse.

Në veshjet sintetike ose prej meshini rekomandohet të përdorni llak flokësh dhe lëng limoni. Vini një napë mbi njollë, spruconi llak flokësh mbi të dhe lëreni të veprojë për 20 minuta. Më pas me ndihmën e një sfungjeri të butë të njomur me lëng limoni fërkoni njollën. Nëse nuk arrini rezultatin duhur me herën e parë, duhet ta provoni një herë të dytë a të tretë.

Për njollat e stilolapsit në veshjet e mëndafshta dhe pambuku duhet të përdorni qumësht të ngrohtë me kripë deti. Formoni fillimisht masën sipas dëshirës dhe zhytni rrobën në të për disa orë. Lajeni me ujë të ftohtë. Rezultati do të jetë i menjëhershëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat