Jeni të sigurt që e pastroni siç duhet dërrasën ku prisni ushqimet?

Life style

Jeni të sigurt që e pastroni siç duhet dërrasën ku prisni ushqimet?

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 23:14
Foto ilustrim

Dërrasat që amvisat përdorin në kuzhinë për prerjen e ushqimeve janë një ndër instrumentet e përditshme gjatë gatimit, prandaj nuk duhen neglizhuar nga pikëpamja e higjienës. Aty mund të pritet buka, mishi, sallata apo edhe perimet. Prandaj kur vjen puna tek larja apo pastrimi i tyre duhet treguar kujdes pasi mund të kontaminoni ushqimet tuaja.

Cila është mënyra e duhur për pastrimin e tyre?

Duhet të dini që lënia e drurit në ujë për një kohë të gjatë shkakton njolla, çarje dhe përhapjen e mikrobeve.

Prandaj:

Zhyteni për disa sekonda në ujë.

Vendoseni diku ku mund të marrë ajër dhe të thahet. Kështu nuk do të mbajë as erë të keqe.

Fshijeni me një leckë me uthull. Shmangni detergjentët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat