Duhet t'i dish patjetër, arsyet pse duhet të flesh plotësisht e zhveshur

Life style

Duhet t'i dish patjetër, arsyet pse duhet të flesh plotësisht e zhveshur

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Të flesh plotësisht e zhveshur. Kjo u jep shumë njerëzve emocione. Sidomos tani në dimër, ku asgjë nuk shijon më shumë sesa të futesh në çarçafët e butë dhe t’i ndiesh në trup. Nëse nuk e keni provuar, nuk e kuptoni.

Me siguri, për disa është e çuditshme. Mos e keqkuptoni, të gjithë e duan prekjen e një palë pizhamave të buta, por asgjë nuk të jep ndjesinë e të fjeturit zhveshur. Sigurisht ne të gjithë jemi mësuar të flemë me rroba. Herën e parë duket sikur të mungon diçka. Por janë të shumta avantazhet e konfirmuara. Prandaj ia vlen ta provosh!

Një praktikuese e re, autore e Elite Daily, tregon që pasi lexoi për përfitimet e fjetjes zhveshur ku renditet edhe ajrosja e pjesëve të trupit dhe dobësimi i pjesës së barkut, një mbrëmje vendosi të hiqte rrobat dhe të flinte e zhveshur. Ajo tregon që e zuri gjumi brenda pesë minutash, diçka shumë e rrallë për të. Asaj i duhet afërsisht një orë të rrotullohet dhe kthehet para se ta zërë gjumi! Në fillim nuk e besonte që ky gjumë i qetë vinte nga mungesa e rrobave.

Mendoi që ndoshta vinte ngaqë kishte pasur një ditë të gjatë pune ose nuk kishte fjetur mirë një natë më parë. Kështu që, përsëri, natën tjetër, fjeti e zhveshur. Dhe përsëri, ndodhi e njëjta gjë, as nuk e kuptoi si e zuri gjumi sepse ndodhi shumë shpejt. Kishte ende dyshime, fjeti e zhveshur gjithë javën dhe nuk u kthye më pas.

Ajo konfirmon që fjetja zhveshur ka edhe përfitime të tjera. Kur fle mirë, nuk prodhohen hormone stresi dhe nuk ke lukundje oreksi, që ndihmon të humbasësh peshë. Shmang nevojën për të bërë dush në mëngjes, gjithashtu! Të ndihmon për një lëkurë më të mirë. Dhe të gjitha këto, bashkë me të ndjerit seksi, janë përfitime të dobishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat