10 hajdutët tuaj të energjisë…

Life style

10 hajdutët tuaj të energjisë…

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

10 këshilla të shkëlqyera, të cilat duhen ndjekur për të jetuar më mirë.

1.Largohuni nga njerëzit që ndajnë vetëm ankesa, probleme, histori katastrofike, frikë dhe gjykojnë të tjerët. Nëse dikush është duke kërkuar një kosh plehrash për të hedhur mbeturinat e tij, sigurohuni që të mos jetë mendja juaj.

2.Paguani borxhet tuaja në kohë. Në të njëjtën kohë bëjini ata që ju detyrohen t’iu paguajnë ose zgjidhni t’i lini të shkojnë nëse nuk e bëjnë dot tani.

3.Mbajini premtimet. Gjithmonë keni të drejtë të ndryshoni mendim, të kërkoni falje, të kompensoni, të rinegocioni dhe të ofroni një alternativë ndaj një premtimi të thyer; por mos e bëj zakon. Mënyra më e lehtë për të shmangur shqetësimin e mbajtjes së një premtimi është që të thoni “jo” menjëherë.

4.Eliminoni sa më shumë që të jetë e mundur, delegoni detyrat që nuk doni t’i bëni dhe kaloni kohën tuaj duke bërë ato që ju pëlqejnë.

5.Pushoni kur keni nevojë dhe jepini vetes leje për të ndërmarrë ndonjë veprim nëse ka ndonjë mundësi të mirë.

6.Hidhni, mblidhni dhe organizoni, asgjë nuk ju merr më shumë energji sesa një hapësirë e çrregullt plot gjëra nga e kaluara që nuk ju duhen më.

7.Jepini përparësi shëndetit tuaj, pa makineritë e trupit tuaj ju nuk mund të bëni shumë. Bëni pushime.

8.Merruni me situatat toksike që po toleroni, nga shpengimi i një miku ose një anëtari të familjes, deri te tolerimi i veprimeve negative nga një partner ose grup; ndërmerr veprimet e nevojshme.

9.Prano. Jo të dorëzoheni, por asgjë nuk ju bën të humbni më shumë energji sesa të grindeni për një situatë që nuk mund ta ndryshoni.

10.Falni një situatë që shkakton dhimbje, gjithmonë mund të zgjidhni të lini kujtimet e dhimbshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat