“Bashkëshorti më ka tradhtuar për dy vite me një grua në punën e tij”- Kjo është historia e trishtë e 50-vjeçares

Life style

“Bashkëshorti më ka tradhtuar për dy vite me një grua në punën e tij”- Kjo është historia e trishtë e 50-vjeçares

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 13:42
Ilustrim

Këtë herë, rubrika “Dear Deidre” e “The Sun” sjell historinë e një gruajë 50-vjeçare, e cila i ka dhënë fund martesës për shkak të tradhtisë emocionale të bashkëshortit të saj.

“Martesa jonë 25-vjeçare është shkatërruar nga tradhtia e burrit tim me një grua tjetër.

Dy vjet më parë, ai më çoi me pushime në Tenerife me një çift tjetër, të cilin e njihte nga puna.

Unë tani jam 50 vjeç, ai është 55 dhe çifti tjetër janë rreth të dyzetave.

Supozohej të ishte një pushim i bukur, relaksues në diell, por për dy javë pashë burrin tim duke ngacmuar këtë grua.

Ai flirtoi dhe qeshi me të, dhe sa herë që shkoja për të notuar, kur kthehesha i gjeja duke biseduar intensivisht.

Unë e kapja mat duke e parë atë gjatë darkës, dhe duke qëndruar në bar për të biseduar me të kur flija.

Burri i saj duket se nuk e vuri re.

Unë e ruajta qetësinë derisa arritëm në shtëpi, atëherë i thashë se çdo budalla mund ta shihte që ai kishte ndjenja për të.

Ai nuk e mohoi këtë dhe rrëfeu se kishin qenë afër për vite me radhë, por këmbënguli se asgjë fizike nuk kishte ndodhur kurrë. U ndjeva e shkatërruar.

Ai pranoi se kishte qenë një idiot. Kishte menduar se ajo nuk ishte e lumtur dhe kishte dashur ta ndihmonte, por në fund të fundit ai tha se nuk e kuptonte pse ishte sjellë ashtu si kishte vepruar.

Ai kurrë nuk mundi ta shpjegonte atë, dhe mbylli çdo bisedë që unë u përpoqa të bëja.

Ai premtoi se ende më donte dhe do të pushonte së kontaktuari me të. Por unë nuk mund ta kapërcej situatën.

Njerëzit mendojnë se një tradhti ka të bëjë vetëm me marrëdhëniet seksuale, por kjo çështje emocionale lëndon po aq, në mos më shumë.

Sekretet dhe gënjeshtrat mund të shkatërrojnë një martesë. Mendova se ai ishte shpirti im binjak, por ndjej se nuk e kam njohur kurrë. Duhej ta lija.”

“Dear Deidre” në lidhje me këtë histori thotë: 

“Unë e kuptoj që ju doni përgjigje pse ai e pëlqen këtë grua, por nëse nuk është i gatshëm të flasë, ju kurrë nuk do ta dini pse ndodhi kjo.

Duket sikur ai nuk i kupton vërtet ndjenjat e tij ose nuk është në gjendje t’i shprehë ato.

Pra, ndërsa është shumë e trishtuar që martesa juaj ka përfunduar, qëndrimi me të në këto rrethana do të ishte torturë.

A do ta konsideronit këshillimin në çift? Nëse të dy mësoni pse ndodhi tradhtia e tij, ka një shans që të shpëtoni martesën dhe madje ta forconi atë.

Ju të dy ndoshta do ta kishit të dobishme të flisni me dikë jashtë situatës tuaj.

Por nëse dikush nga ju nuk është i gatshëm ta ndërmarrë këtë hap, do të ishte më mirë të vazhdoni përpara. Keni të drejtë, një tradhti emocionale mund të jetë po aq e dhimbshme sa ajo seksuale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat