Si të largojmë ndjesinë bezdisëse të pulovrave të leshta në dimër

Life style

Si të largojmë ndjesinë bezdisëse të pulovrave të leshta në dimër

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Pulovrat dhe golfet e ngrohta janë një nga veshjet më të dashura të dimrit, por disa njerëz kanë bezdi ndjesinë e materialit të tyre në lëkurë, madje tek disa persona ky material shkakton edhe kruajtje e alergji.

Si duhen zbutur ato që ne t’i veshim pa siklet? Zgjidhja është e thjeshtë.

Ato duhet t’i trajtojmë siç trajtojmë flokët tanë. Pra, me ndihmën e zbutësit të flokëve do ta largojmë këtë efekt të padëshiruar nga pulovrat.

Si fillim, lageni pulovrën me ujë të vakët, shtrydheni dhe vendosni pak balsam flokësh në pëllëmbën e dorës të cilin duhet ta aplikoni butësisht tek pulovra. Më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe vendoseni të thahet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat