Nga celuliti te maskat e bukurisë dhe kujdesi për lulet; ja mënyrat më të mira si ta përdorni llumin e kafes

Life style

Nga celuliti te maskat e bukurisë dhe kujdesi për lulet; ja mënyrat më të mira si ta përdorni llumin e kafes

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Mendoni se sa llumi i kafesë që hedhim çdo ditë është i padobishëm, dhe çdo vlerë që mund të ketë kafeja e keni marrë gjatë pijes së saj? Gaboni ! Llumi i kafesë është i pasur me antioksidantë dhe mund të ripërdoret në shumë mënyra.

Llumi i kafes është një aleat i përsosur  për kujdesin e lëkurës, por edhe për shtëpinë, kopshtin etj. Ju mund ta përdorni atë për të shmangur milingonat, për të pastruar shtëpinë, por të hequr erën e keqe, kundër celulitit dhe shumë më tepër.

Le të fillojmë nga se si të ripërdorimin llum kafeje për bukurinë.

·         Për një trajtim anticelulit miksoni llumin e kafes me sheqer ngjyrë kafe dhe me pak vaj kokosi. Pastaj masazhojini mirë trupin. 

·         Pas gatimit ndonjëherë mbetet erë e keqe në duart tuaja. Fshijini ato me llum kafeje pastaj shpëlajini me ujë të ngrohtë.  

·         Shtoni një sasi të vogël të llumit të kafes tek kënaja që përdorni për të lyer flokët. Kjo do t’i japë atyre një shkëlqim të natyrshëm.

·          Për të pastruar trupin, përzieni pak vaj ulliri me llumin e kafes dhe masazhoni lëkurën. 

Me llumin e kafes mund të realizoni një maskë të mirë për fytyrën tuaj. Ajo do ta mbajë të butë lëkurën.

Përbërësit:
2 lugë llum kafeje me 2 lugë pluhur kakao, 2 lugë qumësht apo kos dhe 1 lugë gjelle mjaltë. Aplikojeni maskën në fytyrën e lagur dhe masazhojeni mirë. Lëreni të veprojë për 20 minuta.  

·         Vendosni llumin e kafes në zonat ku doni të largoni milingonat. Është një metodë efikase që funksionon. 

·         Mund të hiqni aromat e këqija të frigoriferit duke vendosur në një tas pluhur kafeje dhe ta lini aty për dy ditë. Metoda e njëjtë mund të përdoret edhe për këpucët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat