Gjithçka ka të bëjë me ndjenjat!

Life style

Gjithçka ka të bëjë me ndjenjat!

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 07:31
Ilustrim

A e di që gjithçka ka të bëjë me ndjenjat? Ato janë e tërë Bota!

Çdo vendim që ti merr në jetë bazohet te ndjenjat. Ato anë fuqia e jetës tënde. Gjithçka që ti dëshiron në jetë, e dëshiron sepse të bën të ndihesh mirë.

Gjithçka që nuk e dëshiron, është pikërisht sepse të bën të ndihesh keq.

Ti e dëshiron shëndetin pasi, kur je i shëndetshëm ndihesh mirë, e kur je i sëmurë ti ndihesh keq.

Ti i dëshiron paratë. Pasi, kur i ke ato mund të blesh gjërat që dëshiron. Dhe, kështu  mund të bësh gjërat që të pëlqejnë, çka të bën të ndihesh mirë, ndërsa ndihesh keq kur nuk mundesh.

Ti dëshiron një marrëdhënie të shëndetshme pasi në të ti ndihesh mirë, marrëdhëniet problematike të bëjnë të ndihesh keq.

Ti e dëshiron  lumturinë, pasi ajo të bën të ndihësh mirë, e kundërta të bën të ndihesh keq.

Gjithçka e mirë që ti dëshiron motivohet nga ndjesia e mire që ajo të jep. Por, si ti arrish gjërat e mira në jetën tënde?

Paraja është e mundur për ty, shëndeti e lumturia gjithashtu.

Ato janë gati të pushtojnë jetën tënde, por duhet të kesh ndjenja të mira për t’i tërhequr ato.

Nuk është nevoja të luftosh e të vuash për të ndryshuar rrethanat e jetës tënde, gjithçka që të nevojitet është të jesh burim dashurie nëpërmjet ndjenjave të tua dhe kështu, gjithçka që ti dëshiron do të vijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat