Kur të konsideron një shoqe si “kërcënim”?

Life style

Kur të konsideron një shoqe si “kërcënim”?

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 07:41
Ilustrim

Cila është formula që bën një grua të duket ‘kërcënuese’ për të tjerët? Sidomos në shoqëri?
Këtu keni 5 gjëra!

1. Bukuria;

Deshët apo s’deshët ta pranoni, ju qetësisht gjykoni miqtë tuaj në bazë të perceptimit tuaj për bukurinë. Sa më e bukur që jeni, aq më shumë do të konsiderohesh nga gratë e tjera si “kërcënim”.

2. Inteligjenca;

Jini të mençur e përplot vetëbesim, por mos u bëni një “unë I di të gjitha”. Njerëzit që tentojnë të duken “tejet” inteligjent zakonisht anashkalohen nga të tjerët që thjeshtë kanë dalur të shijojnë një gotë.

3. Karriera;

Ju mund të jeni një grua që nuk bën gabim në punën e saj. Jepni këshilla mbi suksesin që keni arritur. Tejkaloni mburrjet.

4. Vetëbesimi;

Pëlqeni veten tuaj dhe atë që jeni, por rrini larg arrogancës. Të tjerët nuk duan të rrinë me një grua që ka tejkaluar limitet e vetëbesimit.

5. Veshja;

Kur shoqja juaj është veshur në disa pantallona të rehatshëm, e ju keni veshur një fustan të ngushtë e take të larta, ankthi do ta kaplojë menjëherë. Vishuni ashtu si dëshironi, por gjithmonë duke iu përshtatur rastit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat