Pse çiftet që e kanë fëmijën e parë vajzë rrezikojnë më shumë të divorcohen

Life style

Pse çiftet që e kanë fëmijën e parë vajzë rrezikojnë më shumë të divorcohen

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 10:17
Ilustrim

Studimet e fundit kanë treguar se gjasat për divorc janë më të mëdha sesa në rastin kur çiftet e kanë djalë fëmijën e parë.

Por a ka të bëjë kjo me dëshirën për të pasur djalë fëmijën e parë? Në Shqipëri ndoshta kjo preferencë mund të jetë më e theksuar, por The Economist tregon se nuk rezulton kjo ideja.

Sipas studimit të ri të botuar në Journal, rreziku i divorcit shfaqet vetëm në vitet e adoleshencës së vajzës.

Lind pyetja se pse prindërit e vajzave adoleshente rrezikojnë më shumë për të shkuar në divorc? Sipas studimit, prindërit debatojnë më shumë kur kanë vajzë adoleshente sesa kur kanë djalë, për shkak të fazës së rëndësishme për jetën e tyre, por njëkohësisht edhe brishtësisë së tyre si gjini lidhur me vendimet që marrin, por edhe shkëputjes nga varësia e prindërve. Studimi tregon se ka edhe një sërë faktorësh të tjerë, por kjo është ajo që dominon më shumë.

Të rrisësh një vajzë dhe të kujdesesh për të gjatë adoleshencës mesa duket është më e vështirë sesa të merresh me djemtë. Dhe konfliktet e vazhdueshme mes çiftit nëse po bëjnë gjënë e duhur me vajzën e tyre bën që marrëdhënia e tyre të kriset, gjë që mund të çojë deri në divorc.

‘Para se të arrijnë moshën 12 vjeç, vajzat nuk janë shkak rreziku për divorcin e prindërve. Nëse baballarët do të kishin më shumë të ngjarë të kërkonin divorcin sepse donin të kishin djalë fëmijën e parë, me siguri ata nuk do të prisnin kaq vite për ta kërkuar’, thotë eksperti Jan Kabatek. Në vend të kësaj, ai argumenton se fakti që rreziku është kaq specifik për këtë moshë kërkonte një shpjegim tjetër: Prindërit grinden më shumë për edukimin e vajzave adoleshente sesa të djemve adoleshentë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat