Mos i lini kurrë pa larë këto 3 pajisje elektroshtëpiake, mund t'ju helmojnë nga pak çdo ditë

Life style

Mos i lini kurrë pa larë këto 3 pajisje elektroshtëpiake, mund t'ju helmojnë nga pak çdo ditë

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Një studim i fundit  britanik ka zbuluar se 71% e objekteve që i përdorim çdo ditë mund të jenë të rrezikshme nëse nuk i pastrojmë. Kjo do të thotë se këto pajisje mund të bëhen terren i përshtatshëm për përhapjen e mikrobeve, të cilat janë toksike dhe mund të shkaktojnë një sërë patologjish, duke filluar nga dhimbjet e stomakut tek infeksionet e lëkurës. Ja cilat janë këto pajisje të rrezikshme dhe këshillat që duhet të ndiqni për ta parandaluar:

-Frigoriferi

Disa studime kanë treguar se bakteret si E.coli, salmonela dhe listeria mund të fshihen në frigorifer (sidomos në mbeturinat e ushqimit dhe në kutitë) dhe të shkaktojnë helmim potencial ushqimor, dhimbje abdominale dhe simptoma të gripit. Si ta pastroni atë: ideale do të ishte të pastroni raftet çdo javë, ndërsa çdo tre muaj ju nevojitet një pastrim më i thellë, me detergjent të veçantë dhe ujë të nxehtë.

-Lavatriçja

Temperaturat e ulëta të larjes dhe detergjentet pa zbardhues lejojnë që mikrobet dhe bakteret të mbijetojnë brenda makinës larëse. Jo çuditërisht, në 44% të tyre ata janë gjetur gjurmë të E. coli dhe Staphylocoçus aureus. Si ta pastroni atë: makinat larëse duhet të dezinfektohen çdo muaj. Pastroni sirtarin e detergjentit, vendoseni në ujë të ngrohtë dhe sapun dhe pastaj me një furçë të vjetër eliminoni mykun. Pastaj vendoseni atë në vend.

-Furra

Akumulimi i yndyrës është i përkryer për rritjen bakteriale. Kjo nuk është rastësi, një studim zbuloi se ka më shumë mikrobe në furra se në tualete. Si ta pastroni atë : çdo javë duhet të pastroni derën e furrës, dhe një herë në muaj, duhet të bëni një pastrim më të plotë të pajisjes, duke përdorur një pastrues të veçantë ose një përzierje me ujë të nxehtë dhe detergjentë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat