Nga drita deri tek sasia e ujit që duan; Ja disa këshilla thelbësore rreth kujdesit të bimëve dhe luleve

Life style

Nga drita deri tek sasia e ujit që duan; Ja disa këshilla thelbësore rreth kujdesit të bimëve dhe luleve

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 18:46
Foto ilustrim

Kur të blini lule, mendoni mirë për zgjedhjen që bëni, sepse luleve duhet përshtatur ambientin ku rriten. Se për çfarë lloji të luleve do të vendosni varet nga preference juaj por edhe mundësia për t’u kujdesur për to ! Nëse disa lule nuk kanë nevojë për ndonjë kujdesje të madhe (lexojini këtu cilat janë ato) me disa të tjera duhet treguar më shumë kujdes!

Bimët të mbahen larg nga burimi i nxehtësisë

Bimët nuk duhet të vendosen në afërsi të trupave që çlirojnë nxehtësi. Gjithashtu, mos i mbani bimët në afërsi të televizorët, sepse bimët do të absorbojnë nxehtësinë dhe do t’u thahen rrënjët dhe gjethet. 

Lexoni gjithashtu: Këshilla thelbësore për kujdesin e lules më të brishtë, orkidesë; ja çfarë duhet të bëni që ajo të zgjasë me vite

Ujitja e rregullt e bimëve

Uji është njëri ndër faktorët vendimtarë për zhvillimin e rritjen e bimëve, andaj duhet pasur më së shumti kujdes. Pas ujitjes, dheu do ta lirojë tepricën e ujit në enën e vendosur nën vazo, ndërkaq atë ujë duhet ta hiqni, sepse bimët nuk e duan lagështinë e tepërt.

Temperatura dhe drita

Duhet pasur parasysh se disa bimëve u përshtaten këndet e errëta të dhomave, e disa të tjerave u përshtaten pozitcionet afër dritareve, gjithashtu duhet pasur kujdes edhe temperaturën. megjithatë këta elementë ndryshojnë në varësi të bimëve, ndaj informohuni me luleshitësin përpara se të blini një lule.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat