2 metoda efektive si të pastroni njollën e stilolapsit nga veshjet

Life style

2 metoda efektive si të pastroni njollën e stilolapsit nga veshjet

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 22:35
Foto ilustrim

Sa e sa veshje kemi prishur, vetëm prej njollave ! E nëse këto të fundit mund të pastroheshin fare lehtë kemi qenë vetë ne, që me metodën e gabuar, i kemi bërë më keq! Njollat e stilolapsit thuhet se janë më të këqijat për t’u pastruar ndaj Living do t’ju mësojë dy metoa shumë të thjeshta sit ë shpëtoni prej tyre pa dëmtuar veshjen.

Vendosni një letër mbi copën e ndotur me njollë stilolapsi dhe me ndihmën e një pikatoreje spërkatni njollën me alkool.

Boja duhet të fillojë të shpërbëhet menjëherë dhe në këtë moment ju duhet ta fërkoni me një sfungjer për rreth 15 minuta. Shpëlajeni me ujë të rrjedhshëm dhe do të shihni se njolla do të jetë zhdukur.

Një metodë tjetër efikase është të spërkasni njollën me sprajt, por vetëm nëse përqëndrimi i alkoolit është i lartë! Nëse sprajti nuk përmban alkool, njolla nuk do të largohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat