Mënyra e duhur si të pastroni këpucët velvet

Life style

Mënyra e duhur si të pastroni këpucët velvet

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 23:13
Foto ilustrim

Ashtu si në vitet '90 dhe vjeshtën e kaluar, materiali i kadifes zero-velvet (mos e ngatërroni me kastorin/kamoshin) është sërish një nga trendet më të pëlqyera të këtij sezoni vjeshtë-dimër.

Materiali delikat, elegant dhe i sofistikuar duket se do të na veshë nga koka tek këmbët, ndaj duhet të jeni të përgatitur jo vetëm për idetë e qarta që duhet të keni si të kombinoheni, por edhe si t’i mirëmbani veshjet velvet.

Më poshtë do t’ju tregojmë truket si të pastroni këpucët velvet.

Përzieni një lugë detergjent të lëngshëm për pëlhurat delikate me dy gota ujë. Merrni një sfungjer të pastër dhe lageni me këtë përzierje, por mos harroni ta shtrydhni, pra sfungjeri të jetë thjeshtë i njomur. Me lehtësi fërkoni sipërfaqen e këpucës derisa njolla të pastrohet. Lërini këpucët të thahen në ambjent të hapur dhe mos i fshini me copë të thatë pasi mund ta pushëzoni

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat