Jeni në siklet? Ja si të kuptoni nëse keni aromë të keqe apo jo në gojën tuaj

Life style

Jeni në siklet? Ja si të kuptoni nëse keni aromë të keqe apo jo në gojën tuaj

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Shpesh mund të pyesni veten se çfarë arome mban goja juaj, por nuk mund ta kuptoni gjithmonë nëse keni apo jo erë të keqe. Përpiquni të lëpini pjesën e brendshme të kyçit të dorës suaj, për shembull, dhe nuhateni atë më pas. Kjo duhet t’ju ​​japë një ide se çfarë arome keni.

“Bright Side” sjell tetë mënyra që mund të tregojnë se fryma juaj nuk është edhe aq e freskët.

Lëpini pjesën e brendshme të kyçit tuaj dhe nuhateni.

Pasi të lëpini pjesën e brendshme të kyçit, prisni për 5 deri në 10 sekonda dhe më pas nuhateni. Kjo duhet t’ju japë një ide të saktë se ç’aromë keni. Nëse ndieni erë të keqe, mund të jetë për shkak të veshjes së squfurit që ka gjuha juaj.

Prekni gjuhën me gisht dhe pastaj afrojeni atë tek hunda.

Bëjeni këtë në mënyrë që gishti juaj të prekë pjesën e pasme të gojës. Ndonjëherë, gurët e mbuluar nga bakteret mund të shfaqen tek bajamet në pjesën e pasme të fytit dhe mund të jenë përgjegjëse për erën e keqe. Pas tharjes së pështymës, nuhatni gishtin.

Merrni frymë në një gotë të pastër.

Merrni një gotë të pastër dhe merrni frymë brenda saj. Më pas, vendosni të njëjtën gotë pranë hundës dhe merrni frymë thellë. Era që ndjeni duhet t’ju ndihmojë të vlerësoni frymën tuaj, nëse ështëe  freskët apo jo. Mund të përdorni edhe një qese plastike pa erë. Mundohuni të gjeni një në kuzhinën tuaj. Nxirrni frymën brenda saj dhe më pas nuhateni.

Fshini sipërfaqen e gjuhës tuaj me një copë garzë / fasho.

Shikoni garzën më pas. A ka një shtresë të verdhë? Kjo do të thotë që ka erë të keqe dhe se ajo shkaktohet nga një nivel i lartë i prodhimit të sulfurit.

Përdorni një lugë.

Merrni një lugë dhe gërvishtni pjesën e prapme të gjuhës me të. Lëreni të thahet pak dhe më pas nuhateni.

Përdorni një kruajtëse gjuhe.

Nëse vini re se veshja në gjuhën tuaj është e bardhë, atëherë kjo do të thotë që shumë mbeturina nga ushqimi, bakteret ose qelizat e vdekura janë mbledhur aty. Ju duhet ta pastroni gjuhën rregullisht. Nëse kjo nuk kalon brenda disa javësh, duhet të kontrolloheni tek mjeku. Një gjuhë rozë, e qartë është një tregues i shëndetit të mirë oral.

Përdorni fillin dentar.

Zgjidhni fillin pa erë për këtë provë në mënyrë që të mos ndikojë në rezultat. Pastroni dhëmbët siç bëni gjatë rutinës suaj ditore dhe nuhateni atë më pas. Kjo duhet të zbulojë erën tuaj. Era e keqe e gojës mund të burojë edhe nga ushqimi i ngelur midis dhëmbëve.

Kryeni një test të veçantë te dentisti.

Nëse nuk ndiheni rehat me frymën tuaj ose edhe nëse shkoni vetëm për një kontroll rutinë, kërkoni ndihmë nga dentisti. Ai mund të kryejë një test “halimetër”, i cili përcakton nivelin e squfurit (VSC) në gojën tuaj. Një nivel i lartë do të thotë një rritje e tepërt e baktereve, qoftë nga zorrët ose nga goja.

Shkaqet e erës së keqe të gojës

Era e keqe e gojës mund të shkaktohet për shumë arsye, nga higjiena e dobët orale te sëmundja e mishit dhe prishja e dhëmbëve.

Mos përdorimi i furçës së duhur të dhëmbëve ose mos ndryshimi i saj çdo 3 deri në 4 muaj mund të rrisë shanset për të pasur probleme Në disa raste të rralla, era e keqe e gojës mund të tregojë disa probleme themelore shëndetësore, prandaj shkoni të vizitoni një mjek nëse kjo vazhdon.

Ushqimi është gjithashtu i rëndësishëm. Nëse ndiqni një dietë me proteina të larta dhe me pak karbohidrate, mund të përjetoni të ashtuquajturën “frymë deveje”. Kjo ndodh sepse trupi juaj është në një gjendje metabolike ku prish ketonet (acid i mbetur kur trupi djeg yndyrën e vet) në vend të glukozës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat