Përdorni vaj kokosi për fytyrën? Ja gabimet që mund të bëni me të

Life style

Përdorni vaj kokosi për fytyrën? Ja gabimet që mund të bëni me të

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 14:01
Ilustrim

A është e këshillueshme të përdorni vajin e kokosit në fytyrë?

Një masë e madhe e përdoruesve të vajit të kokosit e përdorin atë vec të gjithash edhe në fytyrë, për ta pastruar më mirë, por edhe për ta lënë atë të butë. Padyshim që ky variant nuk vlen për fytyrat e yndyrshme, megjithatë sipas dermatologut, Luigi L.Polla, themelues i institutit ‘Forever’ përdorimi i këtij vaji ndikon keq për bllokimin e poreve.

Natyra okluzive, si cdo vaj tjetër qëllimi i të cilit është të hapet në lëkurë për të krijuar një pengesë ndaj agesorëve që mund ta trazojnë fytyrën tuaj, mund ta përkeqësojë gjendjen e saj.

Megjthatë sipas disa hapave të rëndësishëm ne ju shpjegojmë më poshtë se si përdorimi i tij nuk do të sjellë asnjë efekt negativ në fytyrën tuaj:
-Sipas Polla, është e rëndësishme të kuptoni llojin tuaj të lëkurës kur vendosni vajin e kokosit në rutinën tuaj. Është shkencërisht e papranueshme për lëkurën e yndyrshme ose me puçrra.

-Po kështu, nuk keni nevojë të hidhni domosdoshmërisht një produkt kozmetike ose kujdesi për lëkurën nëse vini vajin e kokosit; megjithëse duhet të shihni se si reagon lëkura juaj.

-Polla thotë se përdorimi i vajit të kokosit është ideal për “lëkurën tepër të thatë, të ndjeshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat