Sekspertja flet: Pse është e vështirë për femrat të arrijnë orgazmën?

Life style

Sekspertja flet: Pse është e vështirë për femrat të arrijnë orgazmën?

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Sekspertja flet ekskluzivisht për gabimet që bëjnë femrat që e vështirësojnë për to të përjetojnë orgazmën.

Një seksperte ka folur rreth arsyeve më të mëdha pse një femër mund ta ketë të vështirë të arrij deri në orgazëm.

Arritja e orgazmës ndodhë tek disa persona më shpesh sesa tek disa të tjerë. Mirëpo kërkimet tregojnë se femrat kanë më pak orgazma, më të paparashikueshme dhe më shumë lloje të orgazmave sesa meshkujt.

Por çfarë mund të bëjnë femrat që të rrisin mundësitë e përjetimit të orgazmës.

Ekspertja e seksit dhe lidhjeve Annabelle Knight thotë se disa femra që kanë vështirësi me orgazmat po bëjnë një gabim kryesorë, nuk janë nxehur mjaftueshëm.

Femra ka nevojë të jetë e nxehtë në mënyrë që ajo të arrij orgazmën. Për sa kohë që mendja juaj po fokusohet në pjesët negative të eksperiencës, ajo është e ftohtë.

Nëse nuk jeni plotësisht rehat dhe e relaksuar, nuk mund të arrini orgazëm. Është shumë e rëndësishme të ndjeheni rehat dhe e sigurt me partnerin.

Kjo do të thotë gjithashtu të keni një temperaturë të përshtatshme në dhomë. Gjithashtu nëse keni veshur çorape ose doreza, do të jetë më e lehtë për trupin të stabilizoj temperaturën dhe do të keni më të lehtë të arrini klimaksin e eksperiencës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat