Bllokon poret dhe shton akoma më shumë puçrrat, mos vendosni kurrë në fytyrë këtë vaj natyral

Life style

Bllokon poret dhe shton akoma më shumë puçrrat, mos vendosni kurrë në fytyrë këtë vaj natyral

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Përdorimi i tij sjell më shumë efekte anësore sesa pozitive.

Vaji i kokosit është një eliksir i vërtetë kur është fjala për rutinën e bukurisë, nga flokët e thatë deri tek hidratimi i lëkurës, duket se ky vaj mund të gjejë kudo përdorim.

Por duket se përdorimi i tij sjell më shumë efekte anësore sesa pozitive, vetëm në një rast: kur keni lëkurë me tendencë akneike.

Vaji i kokosit është në thelb yndyrë e ngopur.Yndyra e tij më e zakonshme është acidi laurik, i cili ka veti antibakteriale dhe antiinflamatore. Tingëllon super për trajtimin e akneve,apo jo?

Por në të vërtetë, ky acid përbën vetëm 50% të yndyrave që gjenden në vajin e kokosit. Pra, kjo do të thotë se ndërsa acidi laurik më vete është super efektiv për eleminimin e baktereve që shkaktojnë akne, pjesa e tjetër e vajit të kokosit bën efektin e kundërt.

Vaji bllokon poret dhe përkeqëson aknet duke rritur prodhimin e sebumit, yndyrës natyrale të lëkurës.

Dermatologët janë kundër përdorimit të vajit të kokosit si një trajtim primar për puçrrat e fytyrës. Ekspertët theksojnë se trajtimet e akneve nuk janë të njëjta dhe në varësi të problemit, nëse keni puçrra cistike, pika të bardha ose të zeza, lëkura e të gjithëve ka nevoja të ndryshme.

Megjithatë e rëndësishme është të mos përdorni produkte që nxisin prodhimin e yndyrës apo bllokimin e poreve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat