Cili është divani ideal?

Life style

Cili është divani ideal?

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Divani është pjesë e aksesorëve të rëndësishëm të sallonit. Përpara se ta blini duhet t’i jepni vetes disa përgjigje të cilat lindin detyrimisht për të bërë një zgjedhje ideale.

Sa hapësirë kam në dispozicion? Kjo është e natyrshme, por nuk ka të bëjë vetëm me përmasën e dhomës tuaj, por më tepër me hapësirën që duhet t’i përcaktosh divanit. Ka ulëse të tjera në dhomë? Gjithashtu stili i divanit është i rëndësishëm, sepse një model me shumë aksesorë të shtuar ose me krahë rrumbullakë të mëdhenj, ka nevojë fizike për më shumë hapësirë.

Ku do ta pozicionoj? Nëse divani të shërben si ndarës dhome, atëherë është e rëndësishme që të ketë hapësirë të nevojshme për të lëvizur me lirshmëri përreth tij. Nëse duhet të vendoset pranë një muri që ka dritare, sigurohuni në fillim që mos të pengojë pamjen. Nëse je tipi që ndërron arredimin shpesh, do ishte mirë të zgjidhje një divan i cili mund të kombinohej thjesht me disa stile mobiliesh.

Si dhe sa do ta përdor? Sa veta në shtëpinë tuaj ulen në divan rregullisht? Të duhet divani për t’u ulur ndonjëherë apo e për të ndenjur gjatë duke parë filma? Më shumë se çdo gjë tjetër në sallonin/dhomën tuaj, divani duhet të jetë i rehatshëm, kështu që sigurohu të jetë i tillë.

E nxë dera? Çdo model divani që mund të zgjidhni nuk ka vlerë nëse nuk e fusni dot në shtëpi. Bëni matje, që ti kurseni vetes mund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat