Gruaja: A mendon akoma që unë isha me fat që u martova me ty?

Life style

Gruaja: A mendon akoma që unë isha me fat që u martova me ty?

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 10:56
Ilustrim

Një çift bashkëshortësh, burri doktorant i inxhinierisë, kurse gruaja punëtore në kompaninë e tij, pasi dalin nga një mbledhje e cila shënonte suksesin e radhës të kompanisë së burrit, të dy shumë të gëzuar dhe duke qeshur dalin jashtë sallës së mbledhjes.

Burri ndalet dhe merr një gotë kafe, dhe bashkë me gruan të kapur për dore nisen të shkojnë diku që të festojnë. Kur arrijnë tek dera, burri me përçmim thërret një pastrues dhe ia hedh gotën, e i thotë ta gjuajë në kosh të plehrave. Gruaja pasi e sheh pastruesin, i afrohet dhe sheh që ai ishte një shok i saj i fëmijërisë dhe adoleshencës dhe po e takonte pas pothuajse 20 vitesh. Gruaja ia prezanton burrit të saj shokun e saj, dhe i thotë që ata kishin qenë shumë të lidhur shoqërisht dhe që e kishin ndihmuar shumë herë njëri tjetrin me detyrat, e që për më tepër, ishte ai pastruesi që kishte qenë shoqëruesi i saj në mbrëmjen e maturës, dhe se për pak kohë kishin qenë edhe të dashur, por pastaj rrugët iu kishin ndarë dhe më s’kishin dëgjuar për njëri-tjetrin.

Burri me buzën në gaz dhe me përpuzje vazhdonte ta shihte pastruesin, dhe pasi u përshëndetën, kuptohet burri nuk ia dha as dorën, .ata, burrë e grua u larguan. Kur u futën në makinë, burri filloi të qeshte me të madhe, duke përqesh gruan e tij se sa shije të keqe kishte pasur ajo në rininë e saj, dhe i tha: “Grua, duhet të jesh falënderuese Zotit, që u ndave nga ai dhe që je martuar me mua, përndryshe tani s’do të ishe gruaja e inxhinierit, por gruaja e pastruesit.” Dhe vazhdonte të qeshte akoma me të madhe.

Gruaja e pa një herë, dhe me ironi e pyeti: “Pra, unë duhet të jem falënderuese që u martova me ty?”

Pastaj vazhdoi: “Të kujtohet kur ishim studentë të dy, dhe teksa unë akoma studioja natën, ti më shënoje sms që do flije se s’mundeshe më? Të kujtohet pastaj, kur afroheshin provimet, dhe unë lija anash provimet e mia, dhe të rrija gati që të ushqeheshe mjaftueshëm, të bëja kafetë, të ndihmoja me mësimet, që bëja rolin e nënës dhe mësueses tënde në një vend të huaj edhe për mua?

Të kujtohet kur pas çdo dështimi, ti harxhoje gjithë paratë në alkool që grumbulloje gjatë punës si kamarier, dhe isha unë ajo që të ndaloja dhe të ‘detyroja’ t’iu ktheheshe sërish studimeve, e kështu ka qenë deri sa diplomove? Të kujtohet që isha unë ajo që investova gjithë pagat e shumë viteve që t’i të hapje biznesin tënd të parë?

Të kujtohet që isha unë ajo që përpos kujdesit në shtëpi, bëja dhe punë në mbrëmje që të paguanim faturat, vetëm që t’i të vazhdoje studimet e doktoratës, dhe tani ti je doktorant inxhinier dhe themelues i kompanisë, ndërsa unë punëtore në kompaninë tënde? Të kujtohet që isha unë ajo që të ngushëlloja dhe që nuk hiqja dorë nga ti, edhe atëherë kur t’i hiqje dorë nga vetja jote? Pra, sipas teje, unë jam me fat që jam martuar me ty?”

Burri uli kokën, dhe për një moment i kaloi gjithë ajo kohë dhe sakrificë që kishte bërë gruaja e tij, vetëm sepse ajo dashuroi. Dhe më në fund, e kuptoi se suksesi më i madh i tij kishte ardhur nga gruaja, dhe ai ishte ai që ishte, vetëm nga këmbëngulja e gruas së tij, që të mos e lejonte burrin e saj të përfundonte i dëshpëruar në jetë, apo duke mos bërë punën që kishte dashur.

Pastaj, po shihte nga gruaja dhe i tha:
“Jam me fat unë që kisha dikë si ty afër, dhe falë teje, nuk jam në vendin e atij pastruesit.”

MORALI:
Shpesh njerëzit e suksesshëm (burrat në këtë rast) , pasi arrijnë majat, harrojnë se nga kanë ardhur, harrojnë edhe sakrificat e personave që kanë ndikuar në suksesin e tyre. Ata mendojnë se është puna e nënës, gruas, motrës, që të kujdesen për ta, të gatuajnë, pastrojnë, dhe t’i mbështesin moralisht djemtë e shtëpisë, duke mos i vlerësuar këto sakrifica që ato bëjnë që t’i shohin djemtë, bashkëshortët apo vëllezërit e tyre sa më lartë.
Dhe në fund, kur ata arrijnë majat e suksesit, mendojnë se janë epiqendra e botës dhe se njerëzit përreth duhet të jenë krenar dhe të ndihen me fat që janë nëna, gruaja apo motra e tij (tyre).
Shpesh, për sukseset tona, meritor më të mëdhenj janë ata që kujdesen për ne moralisht dhe financiarisht. Bazuar në histori të vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat