5 udhëzime që do ju hyjnë në punë kur të flirtoni herën tjetër

Life style

5 udhëzime që do ju hyjnë në punë kur të flirtoni herën tjetër

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 10:57
Ilustrim

Jo të gjithë e kanë të lehtë të flirtojnë. Madje edhe njerëzit me vetëbesim të fortë mund të ngaterrojnë fjalët përpara dikujt që pëlqejnë.
Këtu do të gjeni 5 këshilla për të tërhequr vëmendjen, siç ju dëshironi:

1– Tregoni se jeni të interesuar për jetën e tyre.
Jepi atij shansin të shprehet për veten, për jetën e tij apo çfarë ai mendon të thotë. Bëjini sa më shumë pyetje në lidhje me jetën e tyre dhe tregojini se vërtet jeni të interesuar. Ata do ta vlerësojnë kuriozitetin tuaj.

2– Injorojeni, por jo për shumë kohë
Nuk po sugjerojmë ta injoroni gjatë gjithë kohes, pasi kjo do ta largonte atë. Kur jeni në një grup shoqëror mos ia jepni gjithë vëmendjen atij/asaj, pasi kjo do t’i bëjë të mendojë se ju ka në dorë apo se po çmendeni pas tij/saj. Duhet ta lini të kuptojë se jeni të interesuar, por mos e ktheni atë në qëndrën e vëmendjes.

3– Perfeksiononi trukun e përplasjes.
Të përplaseni “aksidentalisht” në mes të një turme është diçka shumë e lezetshme.
Ky “aksident” mund të jetë fillimi i një bisede të këndshme.

4-Jepini rëndësi veshjes së tyre
Bëjini komplimenta për look-un e tyre.Nëse ata kanë veshur një bluzë sportive apo këmishë, pyetini për këtë. Kjo do t’ju bëjë të dukeni të sinqertë dhe të interesuar për jetën e tyre.

5- Flirtoni para se t’i shihni
Shkruajini diçka ngacmuese në mesazhe. Flirtimi virtual është edhe më i lehtë. Kështu do të përgatisni terrenin kur të shiheni në të vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat