Festa e Ditës së Valentinit në shtëpi: Argëtohuni dhe lozni në mënyrën tuaj

Life style

Festa e Ditës së Valentinit në shtëpi: Argëtohuni dhe lozni në mënyrën tuaj

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 09:12
Foto Ilustrim

Sivjet festa e Ditës së Valentinit do të jetë ndryshe për shumë çifte

Po ju sjellim ide se si mund të festoni në shtëpi Ditën e të dashuruare dhe ta bëni këtë ditë të veçantë

Rregullohuni

Nuk ka lidhje që nuk shkoni në restorant në mbrëmje, rregullohuni për mbrëmjen në shtëpi sikur do të shkoni jashtë. Rregullimi do të shtojë bukurinë e gjithë mbrëmjes, ndërsa edhe vetë do të keni ndjenjën që kjo ditë është ndryshe nga të gjitha të tjerat, të cilat kohëve të fundit duken aq të monotone.

Përgatitni ushqim së bashku

Hapni një shishe vere dhe kënaquni bashkë në përgatitjen e mbrëmjes.

Porosisni apo bëni zbukurime

Ka shumë zbukurime vetëm për Ditën e Shën Valentinit, dhe disa mund t’i bëni vetë. Bëni atmosferë solemne në shtëpinë tuaj, megjithatë festoni dashurinë tuaj.

Ndryshoni dhomën

Kaloni mbrëmjen në një nga dhomat ku normalisht nuk kaloni shumë kohë.

Kjo do t’ju ndihmojë të ndiheni sikur kjo ditë të jetë e veçantë. Veç kësaj, largoni të gjitha lodrat teknologjike në mënyrë që të mund të jeni bashkë me njëri-tjetrin.

Rregulloni bufenë shtëpiake

Blini gjërat e nevojshme për kokteje dhe në shtëpi bëni festë.

Më e mira nga të gjitha është se nuk do të duhet të telefononi një taksi për t’ju çuar në shtëpi kur e teproni me alkoolin.

Porosisni darkën

Nëse nuk dëshironi të shpenzoni kohën dhe të keni enë të palara duke bërë gjellë, porosisni darkën dhe kënaquni pa kurrfarë obligimesh.

Bëni plane për të ardhmen

Bërja e planeve emocionuese për ndonjë udhëtim pas pandemisë mund t’ju lehtësojë gjendjen shpirtërore.

Shfrytëzojeni në maksimum mbrëmjen duke planifikuar udhëtimin tuaj në ëndërr.

Argëtohuni dhe lozni si fëmijë

Pse të mos bëni një fortesë në mes të dhomës së ndenjes dhe të kaloni Shën Valentinin atje?

Nëse keni ditur të bëni fortifikime të mira si fëmijë, imagjinoni se çfarë mund të bëni tani.

Sigurohuni që të keni gjithçka që ju nevojitet në fortesë për një mbrëmje interesante

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat