Çfarë të bëni nëse dikush ua merr idetë në punë?

Life style

Çfarë të bëni nëse dikush ua merr idetë në punë?

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 07:48
Ilustrim

Në kompanitë e ditëve të sotme puna në ekipe është gjëja më e rëndësishme dhe që kërkohet më shumë. Edhe gjatë rekrutimit të kandidatëve të rinj, kërkohen aftësitë të cilat përkojnë me atë se sa kandidati është i aftë të punojë në ekipe. Kësaj iu është dhënë aq rëndësi, sa që kjo mënyrë e punës në shumicën e rasteve konsiderohet si zgjidhja për gjithçka!

Por, edhe pse punoni në ekipe, përformanca e gjithë ekipit rrallë që hyn në vlerësimet e fundvitit nga shefi. Pra, kjo është arsyeja pse të gjithë punonjësit punojnë shumë për t’u dalluar nga të tjerët, edhe në qofshin pjesë të një skuadre.

Por, në raste të tilla, shpesh mund të ndodhë që shefi apo kolegët, pa dashje apo me qëllim, ju marrin përpjekjet tuaja dhe ato kalojnë pa u vërejtur nga personat në krye të hierarkisë. E, për të pasur sukses në kompani, jo vetëm që duhet ta bësh punën, por duhet të sigurohesh që emri yt të përfshihet aty ku keni dhënë kontribut dhe e meritoni.

Bëjeni publike

Nganjëherë punonjësit që kanë bërë përvojë të konsiderueshme pune tregojnë që në fillimit e tyre nuk i kanë shprehur mendimet, përpara se të sigurohen që ato janë të mira, kështu që u janë drejtuar më shumë anëtarëve të vjetër të ekipit apo shefit duke i treguar fillimisht idetë tek ata.

Të njëjtët (shefi dhe anëtarët e vjetër), i kanë treguar ato ide në mbledhjet e kompanisë, duke mos treguar se të kujt kanë qenë ato ide, pra në një farë mënyrë ato janë përvetësuar.

Ata thonë që kjo erdhi duke u bërë mësim për ta. Kështu që, në vend që ta tregojnë idenë tek personat më të vjetër, kanë filluar që një gjë ta mendojnë dhe planifikojnë vetë, pastaj e kanë prezantuar te ekipi në takimin e radhës. Në këtë mënyrë ekipi dhe udhëheqësi i tyre, ishte i vetëdijshëm se e kujt ishte ideja. Pra, në fund të projektit, meqenëse gjithçka ishte prezantuar në detaje, është dhënë merita për punonjësin që ka dhënë idenë.

Mbani për vete disa gjëra

Nganjëherë ndarja e ideve publikisht nuk është e mundur, kështu që ju duhet të gjeni rrugë të tjera për t’i paraqitur si ide tuaja. Për shembull, kur punoni në grupe të vogla, rrallë mund të ndodhë që të mbani mbledhje, prandaj është gati e pamundur për t’i treguar idetë përpara vendimmarrësve.

Në të tilla raste shefi apo menaxheri i grupit mund të përfundojë duke prezantuar në mbledhjen kryesore projektin, pa treguar meritën që mund ta kesh dhënë për javë të tëra, deri në detajin më të vogël.

Çfarë duhet bërë në këto raste? Përgatituni edhe më shumë, bëni një hulumtim shtesë rreth gjithë projektit, kështu që ju mund të shpalosni gjatë takimit final gjëra që nuk kanë qenë pjesë e fjalimit të shefit. Kjo do t’ju bëjë imazhin kryesor të projektit, pa e bërë shefin të ndihet keq.

Mësoni kur të hiqni dorë

Një gjë duhet ta keni të qartë, që nuk do ta merrni meritën për çdo gjë që bëni. Kjo është një gjë e pashmangshme sidomos kur punoni në ekip. Punonjës që tashmë kanë kaluar në pozitën e menaxherit, tregojnë se sa e vështirë është që të japësh meritat secilit për çdo gjë që bëjnë, edhe nëse kanë bërë përpjekje shumë të mëdha. Ka gjithmonë nga ata punonjës që presin nga t’ju jepen meritat në çdo gjë të vogël që ata bëjnë dhe nëse nuk ju jepet kjo kanë prirje të ankohen shumë dhe kështu të krijojnë ambient negativ të punës, edhe atëherë kur projekti është në kulmin e suksesit të tij.

Kështu që, nëse prisni që t’i merrni meritat në gjithçka që bëni, sigurisht që do të zhgënjeheni shumë. Kujdesuni që atë energji që e shpenzoni për t’i marrë meritat në projekte të ndryshme, t’i shpenzoni për të qenë jo vetëm një individ i shquar, por edhe një lojtar i fortë i ekipit! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat