Recetë për shampo shtëpiake e floktarit të famshëm: Pastron me themel, hidraton dhe përtërin flokët e dëmtuar!

Life style

Recetë për shampo shtëpiake e floktarit të famshëm: Pastron me themel, hidraton dhe përtërin flokët e dëmtuar!

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 07:54
Ilustrim

Floktari i famshëm britanik, Ozzie Rizzo, ka zbuluar një recetë për një shampo të thjeshtë dhe të lirë në shtëpi që do të ringjallë flokët tuaj

“Soda e bikarbonatit pastron flokët duke shndërruar sebumin në sapun, heq çdo produkt të mbetur në flokë dhe ‘detoksifikon’ kokën e flokët. Ky përbërës do të largojë yndyrën dhe papastërtinë e tepërt nga flokët, në sajë të strukturës së saj gërryese që ajo vepron si piling në lëkurën e kokës, rikthen butësinë, shkëlqimin e flokëve dhe eliminon aromat e pakëndshme”, pohon floktari.

Përbërësit:

– 1 qese sodë bikarbonati
– ujë
– 1 shishe e zbrazët e shamposë
– uthull molle
– vaj esencial.

Përgatitja:

Përzieni një lugë sodë bikarbonati me një gotë ujë dhe sipas dëshirës shtoni ndonjë vaj esencial.

Shamponë aplikojeni në flokë, fërkojeni në maje flokësh dhe lëreni disa minuta të veprojë. Pastaj shpëlani flokët.

Larjen e flokëve përfundojeni duke shpëlarë flokët me përzierjen e ujit dhe uthullës së mollës në përpjesëtim 4:1, sepse kështu do t’ia ktheni balancën e vlerës pH dhe flokëve do t’u kthehet shkëlqimi.

Floktari vëren se kjo shampo nuk është e përshtatshme për njerëzit me lëkurë të ndjeshme të kokës ose flokë shumë të thatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat