Je ‘vetëm’ apo ‘i vetmuar’: Të kërkosh vetminë mund të jetë e shëndetshme!

Life style

Je ‘vetëm’ apo ‘i vetmuar’: Të kërkosh vetminë mund të jetë e shëndetshme!

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

A keni menduar ndonjëherë se cila është e kundërta e vetmisë? Duke qenë se Dita e Shën Valentinit është pranë dhe duket sikur pandemia s’do mbarojë kurrë, kjo mund të duket si një pyetje e çuditshme për t’u bërë

Megjithatë, shumë prej jush në këto momente, për një arsye a një tjetër, mund ta gjejnë veten në kategorinë e të vetmuarve dhe/ose atyre që duan të jenë vetëm, shkruan Psychology Today.

E kundërta e vetmisë

Vetmia është hulumtuar mirë në shkencat shoqërore, duke pasur parasysh efektet e saj negative në shëndetin mendor dhe fizik, dhe përgjithësisht është përcaktuar si ndjenja subjektive e pakënaqësisë me marrëdhëniet ndërpersonale dhe sociale. Por a ekziston një “imazh pasqyrë”? A mundet dikush të ndjejë pakënaqësi që vjen nga fakti që nuk ka kaluar mjaftueshëm kohë vetëm?

Psikologu Dr. Rob Coplan dhe kolegët e tij kryen një seri studimesh për të kuptuar më thellë ndjesitë e të ndjerit “të privuar nga vetmia” dhe të të parit të vetmisë, si një lloj kënaqësie.

Si ta dini nëse jeni “vetëm” apo të vetmuar:

Shumë hulumtime kanë treguar që “të kërkosh për vetmi” mund të jetë e dobishme nëse ajo kërkohet me dëshirë dhe nëse shijohet në sasi të moderuar dhe është një kohë në ekuilibër me kohën që kaloni me njerëz të tjerë dhe jo vetëm.

Gjithashtu dihet se disa njerëz dëshirojnë që të qëndrojnë më shumë vetëm, se sa me të tjerë, dhe kur kjo nuk është e lidhur me ndrojtjen ose ankthin social, mund të jetë diçka e mirë për t’u bërë.

Studiuesit shpërndanë një pyetësor me pyetje si: “Do të ishte mirë nëse mund të kaloja më shumë kohë vetëm çdo ditë”, apo “Do të doja të isha vetëm më shpesh.”

Lajmi i keq është se rezultatet e larta të vetmisë dhe të kërkuarit për të qëndruar vetëm ishin të lidhura pozitivisht me stresin dhe një pakënaqësi të përgjithshme me jetën.

Lajmi i mirë është se: Nga ana tjetër, studiuesit zbuluan gjithashtu se për njerëzit që identifikohen si shumë të vetmuar, por jo detyrimisht kërkonin të qëndronin vetëm, sa më shumë kohë që kalonin në vetmi, aq më mirë ndiheshin.

Me fjalë të tjera, shërimi nga të ndjerit “i vetmuar” është të kaloni më shumë kohë vetëm. Ky zbulim mund të duket i qartë, por në praktikë, mund të jetë mjaft i vështirë të zbatohet.

Çfarë të bëni sipas studiuesve, në të gjitha rastet:

– Planifikoni “kohë të qëndrimit vetëm” dhe të “socializimit”, për t’u siguruar se të dyja janë në balancë.

– Qëllimi është të shmangni “ciklin degjenerues negativ”, i cili ndodh për shembull, në rastet ku ju nuk gjeni kohë për të qenë vetëm dhe kjo ju rrit stresin dhe pakënaqësinë ndaj jetës.

– Shihni cilësinë e kohës që kaloni vetëm. Edhe momente të shkurtra që kaloni me veten, mund t’i bëni të vlefshme dhe kuptimplota nëse doni.

– Hulumtimet tregojnë se adoleshentët që e kalojnë kohën e tyre me veten, duke lexuar apo duke bërë aktivitete të shëndetshme, ka më pak të ngjarë të ndihen “të vetmuar”.

Më e rëndësishmja, nëse jeni ndjerë fajtor sepse dëshironi të largoheni dhe të jeni vetvetja, nuk keni pse.

Në vend që të mendoni për vetminë si një luks ose një kënaqësi egoiste, dëgjoni ç’thonë studimet: Është e rëndësishme për mirëqenien tuaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat