Ju kanë mbetur vetëm pak orë për dhuratën tuaj të Shën Valentinit? Hidhini një sy me vrap sugjerimeve tona

Life style

Ju kanë mbetur vetëm pak orë për dhuratën tuaj të Shën Valentinit? Hidhini një sy me vrap sugjerimeve tona

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Vetëm pak orë na ndajnë nga dita e të dashurruarëve ku përveç romancitetit, surprizave, trëndafilave të kuq e qirinjve të ndezur karakterizohet edhe nga dhuratat.

Diçka shumë e vogël e menduar nga ju për partnein tuaj tregon në këtë mënyrë se ju jeni përpjekur ta bëni të ndihet më mirë dhe se e vlerësoni shumë atë që gëzoni bashkë.

Ndonëse nuk kanë ngelur shumë orë nga dhurata që duhet të bëni, ne ju sugjerojmë disa opsione mjaft interesante.

Libër

Një libër është ideja më e mirë kur nuk dini çfarë dhurate të bëni për Shën Valentin. Ju mund të zgjidhni zhanrin tuaj të preferuar dhe ti jepni mundësi partnerit/partneres që t’ju kujtojë sa herë e lexon.

Kartë dhuratë 

Një ide fantastike që nuk do ju zhgënjejë aspak është një kartë dhuratë. Partneri/partnerja juaj mund ta shpenzojë për të shkuar në spa, dyqan rrobash, restorante apo dyqane librash, kjo nuk ka aspak rëndësi. Kjo është dhurata që do ju shpëtojë në momentin e fundit.

Buqetë lulesh

Kjo është një surprizë që i bëhet vetëm femrave. Nuk ka rëndësi nëse ia çoni në shtëpi apo  punë pasi partnerja juaj do mbetet pa fjalë.

Album kujtimesh

Nëse jeni vonë për dhuratën e Shën Valentinit, kaloni disa minuta duke zgjedhur fotografitë tuaja më të bukura për ti futur në album. Padyshim që është një dhuratë romantike.

Bizhuteri

Janë simbol i dashurisë dhe shoqërisë. Idetë më të mira mund të jenë vathë ose varëse. Ato simbolizojnë bashkëpunimin dhe çiftin ideal.

Rroba

Një veshje që kompleton garderobën është zgjedhja e duhur për miqtë, kolegët apo të dashurit.

Aksesorë

Një çantë, syze apo orë nuk duhet të anashkalohen nga syri juaj. Nëse ende keni dyshime për çdo gjë thuhej më lart, zgjidhni njërën prej tyre dhe partneri/partnerja juaj do lumturohet pafund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat