Sot është dita e të dashuruarve, por a e dini përse Shën Valentini festohet në 14 shkurt?

Life style

Sot është dita e të dashuruarve, por a e dini përse Shën Valentini festohet në 14 shkurt?

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 15:31

Çdo 14 shkurt në mbarë botën festohet Shën Valentini, që njihet si dita e të dashuruarve. Por a edini përse Shën Valentini festohet pikërisht në këtë datë?

Kjo datë është zgjedhur në vitin 496 nga Papa Galsius I për përvjetorin e festës pagane, “Lupercalia”, që historikisht është festuar në Romën e lashtë në mesin e muajit. Në të njëjtën kohë ai shndërroi Shën Valentinin e Ternit, që ishte një peshkop i krishterë, në mbrojtësin e të dashuruarve.

Sipas disa burimeve, kjo zgjedhje u bë për shkak të faktit se shënjtori u vra me urdhër të perandorit Aurelian sepse celebroi martesën mes kristianes Serapia dhe legjionarit romak me besim pagan, Sabino. Sipas legjendës nusja ishte e sëmurë me tuberkuloz dhe ushtari, pasi u pagëzua me të, donte që t’i garantonte asaj lumturinë e martesës në prag të vdekjes. Gjatë ceremonisë, të dy u zhytën në një gjumë të thellë që i bashkoi ata në përjetësi, të përqafuar me njëri-tjetrin, ndërsa Shën Valentini i bekoi duke u lutur për dashurinë e tyre. Në vetratën e bazilikës së Shën Valetintinit në Terni ka një detaj, i cili tregon pikërisht këtë episod.

Për këtë arsye më shumë se 200 çifte të ardhura nga gjithë Italia, por edhe nga jashtë, vendosin të bashkohen në martesë në bazilikën e Shën Valentinit, në qytetin e Ternit. Të festosh martesën përpara eshtrave të shenjtit të dashurisë është një eveniment shumë i kërkuar për çiftet që vendosin të martohen në këtë periudhë. Çifte të shumta i kërkojnë Shën Valentinit atë ditë që ai t’i mbrojë dhe t’i mbështesë për gjithë jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat