Si festohet Shën Valentini nëpër botë, traditat më të çuditshme

Life style

Si festohet Shën Valentini nëpër botë, traditat më të çuditshme

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 06:50
Shën Valentini

Një mbrëmje romantike nën dritën e qirinjve, pak muzikë në sfond dhe verë! Pse të lodheni duke thurur skenare dashurie, mjafton të vishni pizhamet e ngrohta, të zini cepin tuaj të divanit dhe të shihni filma gjithë ditën. Nuk ka rëndësi nëse bie shi, borë apo shkëlqen dielli, sot celebrohet DASHURIA dhe të gjithë, në një mënyrë a në një tjetër, jemi të përfshirë nga atmosfera e 14 Shkurtit, ditës së Shën Valentinit. Mirëpo, shumë apo pak kilometra larg nesh, jetojnë me miliona çifte të dashuruarish që kanë tradita të çuditshme të shprehjes së saj, ja cilat janë ato:

Në Singaporin e largët, Shën Valentini fiton një kuptim tejet të veçantë pasi u kushtohet beqarëve e jo çifteve të dashuruar. Vazjat single shkruajnë numrat e telefonit, këto vitet e fundit edhe adresat përkatëse të Facebook-ut apo Instagram-it në mandarina dhe më pas i hedhin në lumë, me shpresën që do të bien në dorën e shpirtit binjak.

Shën Valentini është një festë e bekuar sidomos për shitësit e luleve në Tajlandë, të cilët do të duhet të përballen me shifra rekord shitjesh ditën e sotme. Dhe si gjithmonë, mbreti i buqetës është trëndafili i kuq, mirëpo numri i trëndafilave që mund t’i dhuroni partnerit,partneres mund të tregojë shumë për ndjenjat tuaja. 

Nëse dhuroni një trëndafil të vetëm nënkupton ‘’je e vetmja për mua’’, nëse dhuroni 11 trëndafila do të thotë ‘’jam i dashuruar me ty’’, kurse 99 trëndafila nënkuptojnë ‘’përgjithmonë’’. Në qoftë se pas zgjimit gjeni plot 108 trëndafila në kuzhinë, atëherë thoni ‘’Poooo’’, pasi një sasi kaq e madhe fsheh një propozim për martesë.

Do të ishim kuriozë të dinim se çfarë mendojnë tajlandezët për gjermanët po të merrnin vesh që simboli i tyre i Shën Valentinit është derri. Dhe jo një derr dosido, por derri i zi i cili sjell mbarësi në çift dhe thuhet se përmirëson jetën seksuale mes partnerëve.
Në Ganë, çokollata është simboli më i ëmbël i dashurisë. Nuk ka rëndësi nëse është e bardhë, e zezë, me apo pa bajame, çiftet duhet të hanë vetëm çokollatë me datë 14 shkurt.

Kurse meshkujt japonezë nuk kanë pse të fusin dorën në xhep sot, pasi janë gratë ato që duhet t’u bëjnë dhurata partnerëve, por jo vetëm, edhe meshkujve të tjerë të familjes apo kolegëve. Mos mendoni menjeherë ‘’të gjorat ato’’, pasi gratë japoneze do të marrin dhurata një muaj më vonë, pikërisht më 14 mars. Kjo ditë njihet ndryshe si ‘’White day-dita e bardhë’’.

Në ish-republikën sovjetike të Letonisë, Shën Valentini është një festë relativisht e re pasi më parë nuk njihej. Të dashuruait letonezë, ngjisin pusulla dashurie në veshjen e partnerëve respective dhe shëtisin gjithë qytetin me to. Fqinjët estonezë të Letonisë janë më altruistë, pasi për ta Shën Valentini është dita e miqësisë. Në

Slloveni ekziston po ashtu një traditë shumë interesante , për të cilën me siguri nuk keni dëgjuar më parë. Çiftet vrapojnë këmbëzbathur nëpër fusha pasi shkurti është muaji ku mbillet ose kur bimët lulëzojnë. Ky veprimi i tyre sillet si mbarësi dhe rrit fertilitetin e tokës, por edhe çifteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat