Si ta përdorni ujin e trëndafilit për lëkurë më të bukur dhe të shëndetshme

Life style

Si ta përdorni ujin e trëndafilit për lëkurë më të bukur dhe të shëndetshme

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Sot do të flasim për mënyrën se si mund të shpëtoni nga aknet falë ujit të petaleve të trëndafilit.

Problemet me lëkurën janë të shumta dhe nuk njohin moshë e as gjini. Shpesh lëkura është shumë yndyrshme, shumë e thatë, shumë e ndjeshme apo me akne dhe puçra.

Të gjitha këto gjendje mund të jenë një bezdi e vërtetë për këdo që i përjeton. Ndaj ideja për një kurë efikase edhe të shpejtë është gjithnjë e dëshiruar.

Sot do të flasim për mënyrën se si mund të shpëtoni nga aknet falë ujit të petaleve të trëndafilit.

Uji i petaleve të trëndafilit për një lëkurë pa akne 

Uji i trëndafilit ka veti anti-inflamatore që do të thotë se është i përshtatshëm për lëkurat me akne dhe të irrituara.

Për më tepër, ai stimulon edhe rritjen e qelizave të reja të lëkurës.

Uji i trëndafilit ruan ekuilibrin e pehashit të lëkurës

Uji i trëndafilit mban nën kontroll prodhimin e yndyrës në lëkurë.

Hidraton, gjallëron dhe ushqen lëkurën duke i dhënë asaj freski dhe gjallëri.

Shëron lëndimet e ndryshme në lëkurë.

Rigjeneron qelizat e lëkurës.

Si ta përdorni ujin e trëndafilit kundër puçrave

Këtë lëng të veçantë mund ta përdorni si tonik.

Pasi të lyeni fytyrën me të, do të vëreni se irritimet dhe skuqjet e lëkurës do të zbuten.

Poret do të zvogëlohen dhe prodhimi i yndyrës mund të jetë më i pakët.

Ujin mund ta hidhni në një shishe të vogël dhe të spërkasni fytyrën me të, pasi ta keni larë.

Lëreni ujin në fytyrë për pesë deri në dhjetë minuta dhe më pas thajeni me peshqir dhe vendosni kremin zbutës.

Kjo kurë mund të përdoret 2-3 herë në ditë për rezultate më të mira.

Uji i trëndafilit me sodë buke 

Soda e bukës largon qelizat e vdekura, yndyrën e tepërt dhe papastërtitë e lëkurës.

Ajo ndihmon në ruajtjen e pehashit të lëkurës.

Soda e bukës mund të përzihet me ujin e trëndafilit për formimin e një maske të mirë për lëkurën.

Përzieni një lugë gjelle ujë trëndafili dhe një lugë çaji sodë buke deri sa të formoni një pastë kremoze.

Pasi ta keni larë lëkurën, vendoseni maskën në gjithë fytyrën, përveç zonës së syve, dhe mbajeni për 2-3 minuta.

Kjo maskë duhet përdorur dy herë në javë për rezultate të shkëlqyera.  

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat