Kafe apo çaj? Na thoni ç'zgjidhni t'ju themi ç'thuhet për ju

Life style

Kafe apo çaj? Na thoni ç'zgjidhni t'ju themi ç'thuhet për ju

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Njerëzit ndahen në dy grupe: ata që porosisin gjithmonë kafe dhe fansat e çajit. Dy nga pijet më popullore të botës thonë se cilado zgjedhje tregon diçka më shumë për ne.

1. Thuhet se ekstrovertët preferojnë çajin

Eksperimente të ndryshme kanë treguar se ekstrovertët dhe ambivertët (ata midis ekstrovertëve dhe introvertëve) kanë tendencën të jenë fansa të çajit, ndërsa introvertët preferojnë kafen.

2. Njerëzit që zgjedhin kafe marrin përsipër risqe të mëdha

Konsumimi i kafes lidhet me tendencën për të kërkuar ndjesi të forta, impulsivitet dhe marrje përsipër e gjërave që kanë adrenalinë dhe risk. Kjo do të thotë që ju që porosisni gjithmonë kafe jeni të dhënë pas sporteve ekstreme apo eksperiencave të reja në çdo kohë.

3. Ju që doni çajin bëni gjumë më të mirë

Ads by optAd360


E konfirmoni apo jo? Studimet kanë treguar se ata që zgjedhin çajin bëjnë gjumë të qetë dhe të shëndetshëm, ndërkohë që fansat e kafes kanë probleme me gjumin pasi priren ta sfidojnë atë.

4. Ata që duan kafen, duan qentë

Gjatë studimeve, kur u pyetën se kë do të zgjidhnin me qenushëve dhe maceve, fansat e kafes zgjodhën qentë ndërsa ata që konsumonin më shumë çaj, macet.

5. Njerëzit e çajit janë më krijues

Sipas këtij studimi, çaji i ndihmon njerëzit të jenë më krijues dhe më të prirur ndaj ideve të reja. Fansat e kafes janë më praktikë, zgjidhin më shpejt probleme dhe më të mprehtë në të menduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat