​Efektet psikologjike të vlerësimit dhe mirënjohjes në vendin e punës

Life style

​Efektet psikologjike të vlerësimit dhe mirënjohjes në vendin e punës

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 11:55
Foto Ilustrim

A e mbani mend herën e fundit kur jeni vlerësuar në punë? Të gjithëve ju pëlqen të vlerësohen pavarësisht nëse marrin vetëm një “faleminderit” apo ndonjë certifikatë mirënjohjeje. Në nivel më sipërfaqësor, kur punonjësit vlerësohen janë më të angazhuar dhe më të motivuar në punë, kështu që as kompania nuk do të ketë humbje qoftë të punës, qoftë të punonjësve. Por cilat janë efektet psikologjike që sjellë vlerësimi në vendet e punës?

Ka studime të shumta në lidhje me marrëdhënien mes mirënjohjes dhe angazhimit në punë. Një studim nga Universiteti i Pensilvanisë thotë që dy grupe të cilat punojnë për një punë të njëjtë, nuk kanë sukses të ngjashëm, nëse njëri nga grupet vlerësohet dhe motivohet, ndërsa tjetri jo. Përgjigja për këtë thuhet se gjendet në trurin e njeriut.

Hipotalamusi, i cili i kontrollon funksionet themelore trupore (si ngrënia dhe gjumi) dhe dopamina, preken shumë nga ndjenjat e mirënjohjes. "Mirënjohja mund të ketë një ndikim kaq të fuqishëm në jetën tuaj, sepse ju tërheq trurin në një cikël të virtytshëm”, thotë neuroshkencëtari Alex Korb.

Këto nxitje të trurit mund të kenë efekte të konsiderueshme pozitive në vendin e punës por edhe në jetën jashtë punës të një punonjësi. Vlerësimi nga eprorët mund ta rrisë mirëqenien, të rrisë zakonet e mira të gjumit, metabolizmin, si dhe ta zvogëlojë stresin. Pra, me këtë lloj vlerësimi, jo vetëm që do ta rrisni paraqitjen e punonjësit, por edhe mirëqenien dhe shëndetin e tij.

Përveç kësaj, çështja e vlerësimit krijon edhe ndërveprim social. Ata që “përballeshin” me mirënjohjen ishin më prosocial se të tjerët. Duke zbatuar mirënjohjen në kulturën e ndërmarrjes, punonjësit janë më të gatshëm të përhapin ndjenjat e tyre pozitive me të tjerët, qoftë duke ndihmuar në ndonjë projekt apo të tjera.

Së fundmi, efekti më i madh psikologjik i vlerësimit dhe mirënjohjes është lumturia dhe mirënjohja e ndjerë menjëherë pasi kemi dhënë apo kemi marrë. Mirënjohja krijon ndjenja të mira, kujtime të gëzueshme, vetëvlerësim më të mirë, ndjenjë më të relaksuar dhe më optimiste. Të gjitha këto emocione mendime të atilla duke i dhënë të kuptojnë anëtarëve të stafit, se të gjithë aty janë për ta ndihmuar njëri tjetrin. Në fund të fundit, uniteti është ajo çfarë e kërkon një sipërmarrës.

Pesë mënyra të lehta për të treguar mirënjohje në punë

Përshendesni punonjësit kur arrini në punë çdo mëngjes!

Befasoni ekipin me drekë, kafe apo ndonjë gjë tjetër!

Respektoni kohën e njëri tjetrit!

Vlerësoni përpjekjet edhe kur shkojnë gjërat keq!

Thuaj “faleminderit’ shumë shpesh!

Ka diçka të ndryshme për të gjithë

Kur doni të jeni mirënjohës në vendet e punës, është e rëndësishme të dini se jo të gjithë duan të vlerësohen njëjtë. Për shembull, nëse ndonjëri nga punonjësit e dashuron për t’u lavdëruar në publik, tjetri mund të ndihet në siklet. Vendet e punës fshehin grupe të ndryshme njerëzish, secili me stil të veçantë të komunikimit, prejardhje dhe grupe aftësish.

Ndërton lidhje

Zakonisht mendojmë që mirënjohja ndikon pozitivisht vetëm tek marrësi, por në fakt ajo ndikon tek të dyja palët, pra, ajo ndihmon në forcimin e marrëdhënieve me të tjerët. Nëse jeni person që kanë për ju rëndësi marrëdhëniet profesionale, thojini “faleminderit”, qoftë përmes emailit, shënim të shkruar me dorë, apo edhe ballë për ballë. Shprehja e falënderimeve është një mënyrë shumë efikase dhe kuptimplotë, për të pranuar një veprim që është i vlefshëm për ju.

Ka ndikim pozitiv në kulturën e kompanisë

Kultura e ndërmarrjes është një faktor i madh, kur bëhet fjalë për mbajtjen e punonjësve dhe talentet. Në tregun e sotëm, njerëzit duan më shumë, se sa thjesht një punë. Ata duan një vend ku mund ta shijojnë edhe vendin e punës dhe njerëzit përreth. Kështu që, kur praktikoni vlerësimet dhe mirënjohjet, atëherë forca e punës do të jetë më e lumtur, më produktive si dhe do të jetë një shtysë e madhe për ta nxjerrë talentin më të fshehur te pjesëtarët e kompanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat