Dhjetë llojet e kolegëve që është më mirë t’i shmangni

Life style

Dhjetë llojet e kolegëve që është më mirë t’i shmangni

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Brenda një zyre a kompanie je i detyruar të bashkëpunosh dhe qëndrosh për orë të tëra me tipa të ndryshëm njerëzish.

Disa prej tyre mund të bëhen miqtë tuaj më të mirë, kurse marrëdhënia me ca të tjerë fillon dhe mbaron tek “mirëmëngjesi” dhe “natën e mirë”.

Sigurisht ti s’mund t’i pëlqesh të gjithëve dhe e kundërta, prandaj e mira është që specifikisht me disa tipologji kolegësh të mbash raporte minimale, për të mirën e punës dhe qetësinë tënde.

1. Intriganti

Ai është miqësor me të gjithë, të frymëzon me vetëbesimin që ka, ka aftësi të papara manipulimi për të përfituar vetë dhe s’bën gjë tjetër veçse të spekulojë gjithçka për të gjithë. Jovan Bregu i zyrës suaj.

2. Konservatori/ja

Ai/ajo që është kundër çdo lloj ndryshimi të ri në zyrë, në mënyrën e punës apo në të gjithë kompaninë.

3. Kolegu i “pangopur”

I keni parasysh ata që besdisen nëse rrinë një orë më shumë jashtë oraret apo që nuk pranojnë të bëjnë një punë shtesë nëse nuk paguhen? Në periudha afatgjata, të tillë punonjës demotivojnë të tjerët. Sigurisht s’ka asgjë të kërkosh çfarë të takon, por s’duhet harruar masa dhe mënyra e kërkimit.

4. Ai më i zgjuari

Ai është më i vjetri aty dhe mburret me faktin sesi të gjithë të tjerët kërkojnë mendime prej tij. Bëhet kaq i lodhshëm në shumicën e rasteve!

5. Ai që vetëm ankohet

Eshtë ora 9:00 dhe ndihet i rraskapitur, s’të tregon kurrë asnjë lajm të mirë, por janë gjithmonë gati për të sjellë energji negative në zyrë.

6. Manipuluesi

Kujdes nga ai/ajo që të komplimenton që në mëngjes veshjen dhe pas 5 minutash  të kërkon t’i bësh një punë. Sapo ke takuar një manipulues.

7. Ai që varet komplet nga moti

Në çdo zyrë është gjithmonë dikush që është me nerva se jashtë bie shi, ka gjithmonë ftohtë ose shumë vapë dhe nuk i punohet. Do t’ju shpërqëndrojnë dhe në fund s’do fitoni asgjë.

8. Paraziti

Ai/ajo qartazi nuk bën asnjë punë dhe një Zot e di si nuk është pushuar ende. Detyrat ia bëjnë të kolegët e tjerë sepse vdes të kërkojë ndere, por sidoqoftë e gjithë zyra e njeh mirë.

9. Arroganti

Lloji më i keq nga gjithë më sipër. Ai nuk është kurrë i sjellshëm, të bën të ndihesh keq dhe përgjigjet e tij janë helm. Këtij duhet t’i thoni vetëm “mirëmëngjesi”.

10. Kritiku

Ata ju kritikojnë për gjithçka dhe bëhen kaq të lodhshëm. Madje përveç punës, kritikojnë dhe zgjedhjet tuaja personale duke dhënë sugjerime që s’ja kërkon askush. Në po të njëjtën kohë, ky koleg toksik refuzon kategorikisht ta kritikosh sepse janë të bindur se kanë gjithmonë të drejtë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat