Aknet e trupit, ja si t’i shmangësh

Life style

Aknet e trupit, ja si t’i shmangësh

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 09:35
Ilustrim

Puçrrat në trup shkaktohen nga prodhimi i tepërt i sebumit, ndërtimi i qelizave të vdekura të lëkurës dhe bakteret.

Duke qenë se lëkura e shpinës është jashtëzakonisht e trashë, potenciali për pore të bllokuara është shumë i lartë. Më poshtë ju shfaqim disa hapa të thjeshtë që do ju vijn në ndihmë në minimizimin e këtij problemi sipas ‘Glamour’:

1- Mos i ngacmoni asnjëherë aknet. Kjo shton inflamacionin dhe mund ta bëjë lëkurën më të prirur ndaj acarimeve.

2- Përdorni larës trupi me përmbajtje të acidit salicilit. Gjithashtu scrubi 2-3 herë në javë është i rëndësishëm për largimin e lëkurës së vdekur.

3- Të brendshmet si kanatieret apo reçipetat që janë në kontakt me trupin duhen larë shpesh.

4- Përdorni një sfungjer gjatë dushit për një pastrim më të thellë të lëkurës./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat