Mjafton të ndiqni këto 5 hapa për një marrëdhënie të shëndetshme

Life style

Mjafton të ndiqni këto 5 hapa për një marrëdhënie të shëndetshme

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 11:25
Ilustrim

Të arrish të krijosh marrëdhënie të mira në shoqëri menjëherë duket shumë e vështirë në disa raste. Të jesh i pëlqyeshëm nga të tjerët, por njëkohësisht të ruash dhe një raport normal me ta, duhet shumë pak.

Më poshtë ju sjellim disa këshilla se si të ndërtoni një marrëdhënie të shëndetshme sipas ‘Bright Side’:

-Ndiqni sinjalet e personit që keni përballë dhe buzëqeshni. Tregoni afrimitet dhe pyetini si kanë kaluar.

-Përfshijeni personin përballë në bisedë duke i bërë të tregojnë më shumë detaje për veten e tyre.

-Vini në dukje një detaj që keni të dy njësoj dhe tregoni se sa shumë e doni atë gjë.

-Jini të kujdesshëm në gjuhën e trupit që përcillni. Nuk do të ishte aspak mirë të shfaqeshit të trembur apo të trishtuar.

-Bëhuni personi i parë që bëni një shaka në rrethin ku jeni dhe tregoni interes ndaj shakave që të tjerët bëjnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat