Nëse besoni tek fuqia e meditimit, këto aplikacione do t’ju ndihmojnë shumë

Life style

Nëse besoni tek fuqia e meditimit, këto aplikacione do t’ju ndihmojnë shumë

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Një aleat i trupit dhe shpirtit, i menaxhimit të emocioneve më të ndërlikuara, një element esencial i një diete antistres, një mbështetje për të fituar kundër vështirësive më të mëdha: Meditimi është një ‘must’ absolut që po tërheq gjithnjë e më shumë njerëz, dëshmitarë shumë entuziastë të këtij rituali, që nga Cameron Diaz tek Ferragnez, Clint Eastëood dhe Hugh Jackman.

Përfitimet e meditimit janë të shumta: stërvit mendjen, largon tensionin, mendimet negative, ndihmon në menaxhimin e emocioneve të këqijave, ofron një pikpamje pozitive për jetën, dhuron energji, largon stresin, pra një ‘Sacro Graal’ i vogël të cilit është e vështirë t’i thuash jo.

Ndoshta gjatë momenteve të ndryshme të karantinës keni provuar të afroheni tek kjo praktikë për të menaxhuar nivelet e ankthit sepse meditimi është zgjidhja më efikase me koston më të ulët për të përballuar gjithçka që të vështirë q na ndodh. Aplikacionet më të mira për meditimin janë kthyer në një guidë qetësuese kur ndiheni të mbingarkuar nga shqetësimet, kur keni për të bërë shumë gjëra në pak kohë, kur ndieni se keni presion në jetën tuaj.

Disa prej tyre ju ofrojnë tinguj relaksues për të përmirësuar gjumin dhe qetësuar nervat, ju udhëheqin drejt një gjendje shpirtërore të qëndrueshme dhe rutine të paqtë; është momenti për të provuar këto app për meditimin në 2021:

1. Calm (për iOS dhe Android)

2. Headspace (për iOS dhe Android)

3. Serenity: guided meditation (për iOS dhe Android)

4. Meditopia: Breathe, Anxiety (për iOS dhe Android)

5. Mindfulness with Petit BamBou (për iOS dhe Android)

6. Insight Timer (për iOS dhe Android)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat