Sa të rrezikuar janë qentë nga alergjitë e stinës

Life style

Sa të rrezikuar janë qentë nga alergjitë e stinës

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Qentë mund të vuajnë nga reaksionet alergjike të shkaktuara nga ndërrimi i sezoneve njësoj si njerëzit, kështu që mos nënvlerësoni shenja si përtypja e tepërt, kruajtjet dhe teshtimat e shpeshta.

Nëse dyshoni se kafsha juaj është e ndjeshme ndaj alergjenëve, përpiquni ta mbani sa më larg zonave me polen. Pas një shëtitjeje në ajër të pastër, do të ishte mirë të kontrollonit me kujdes lëkurën e qenit apo veshët e tij, për t’u siguruar se nuk ka fara të graminaçeas, që mund t’i rrezikojnë shëndetin.

Në raste emergjence mund t’i drejtoheni veterinerit për ilaçe antialergjike. Dehidratimi është një tjetër rrezik për kafshët në verë. Ato mund të mbijetojnë pa ngrënë, por pa ujë nuk do të duronin gjatë.

Këshillohet të lini nëpër shtëpi më shumë se një tas me ujë dhe gjithashtu, t’i kontrolloni vazhdimisht tasat, pasi në verë uji avullon shpejt prej të nxehtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat