9 këshilla për prindërit për të parandaluar që fëmija të bëhet kokëfortë

Life style

9 këshilla për prindërit për të parandaluar që fëmija të bëhet kokëfortë

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 15:33
Ilustrim

Fëmijët sillen keq për shumë arsye, por më e zakonshmja është  se ata thjesht janë të mërzitur. Ndonjëherë dëshira për “pushtet” është arsye e sjelljes së tyre kokëfortë. Por është shumë e rëndësishme të dini sesi të silleni me ta, që të mos bëhen kokëfortë.

1. Kini një qasje më të qetë ndaj situatave

Fëmijët shpesh pëlqejnë të kopjojnë prindërit e tyre, kështu që ju duhet të modeloni sjelljen dhe veprimet duke i mësuar të jenë më të qetë. Nëse ata inatosen dhe ju bërtisni, kjo do të bëhet një situatë normale për ta. Ajo që ju duhet të bëni është të gjeni një qasje më të qetë ndaj situatave.

2. Ofroni zgjedhje në mënyrë që ata të vendosin se çfarë dëshirojnë

Dhënia e zgjedhjeve për fëmijën tuaj do të ndihmojë në plotësimin e nevojës së tij për t’u ndjerë i kontrolluar. Pra, nëse duan të luajnë apo të lajnë dhëmbët, pyetini se cilën duan të bëjnë përpara.

3. Mbani çokollata me vete

Sjellja e keqe ose qëndrimi negativ shpesh vjen për shkak të urisë. Kështu që nëse ju dhe fëmija juaj jeni jashtë, mbajtja e çokollatës apo kokoshka më vete, mund t’ju shpëtojë nga zemërimi i mundshëm dhe mund ta mbani fëmijën tuaj në humor të mirë.

4. Bëjini të vetëdijshëm për rezultatet e mundshme të këqija

“Sepse kështu them unë”, nuk është një arsye e mirë për t’i dhënë një fëmije kur ata ju pyesin pse nuk mund të bëjnë diçka. Gjithmonë përpiquni të komunikoni me ta dhe shpjegojuni atyre se çfarë mund të ndodhë nëse nuk sillen mirë dhe pse nuk duhet të bëjnë gjëra të caktuara. Bëni të vetëdijshëm për pasojat natyrore që mund të kenë veprimet e tyre, në mënyrë që ata të mësojnë dhe të marrin vendime më të mira për veten e tyre më vonë.

5. Krijoni një rutinë në shtëpi që ata duhet të ndjekin dhe shpërblejini për këtë

Ndihmojini ata të zhvillojnë një rutinë të mirë, për shembull, pa TV për një kohë të caktuar, kur duhet të ndihmojnë me pjatat, larjen e dhëmbëve dhe orën e fjetjes. Tregojuni atyre që nëse ndjekin rutinën rregullisht për 1 ose 2 javë, do të marrin një shpërblim.

6. Jepuni atyre ndëshkime logjike për thyerjen e rregullave

Ndëshkimet logjike janë të lidhura me sjellje specifike të gabuara. Për shembull, nëse fëmija juaj nuk dëshiron të hajë zarzavate, mos e lini të hajë as ëmbëlsira. Ose, nëse nuk duan të mbledhin lodrat e tyre, mos i lini të luajnë pjesën tjetër të ditës.

7. Ridrejtoni vëmendjen e fëmijës

Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë, ndonjëherë fëmijët mund të sillen keq sepse janë të mërzitur ose nuk dinë të bëjnë më mirë. Kështu që, gjetja e tyre diçka për të bërë, posaçërisht diçka për t’i mbajtur të argëtuar dhe të lumtur, mund ta ridrejtojë vëmendjen e tyre në diçka të mirë në vend të diçkaje për keq.

8. Kërkoni mendimet dhe zgjidhjet e tyre për problemet

Pyetini nëse ka ndonjë problem apo diçka që i shqetëson. Nëse ka diçka që nuk shkon dhe ata ju tregojnë, uluni dhe diskutoni me ta. Mundohuni të kërkoni mendimet dhe zgjidhjet nga ata, se çfarë mund të bëni për të zgjidhur problemin. Nëse nuk kanë një përgjigje, ndihmojini pak. Është shumë e rëndësishme që ata të ndjehen sikur po e zgjidhin vetë problemin dhe është po ashtu e rëndësishme t’i përgëzoni dhe inkurajoni.

9. Pranoni emocionet që ata po ndiejnë dhe përpiquni t’i ndihmoni

Në vend që të veproni sikur janë ‘djallëzorë’, ju mund t’u tregoni atyre se i kuptoni sesi po ndihen. Emocionet luajnë një rol të madh në sjelljen e një fëmije, prandaj është mirë t’i pranoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat