Gabimi që ndoshta po bëni gjithmonë me rrobat e errëta

Life style

Gabimi që ndoshta po bëni gjithmonë me rrobat e errëta

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 06:30
Ilustrim

Natyrisht, të gjithë e dinë që rrobat me ngjyra apo me printe nuk lahen me ato të bardha, sepse këto të fundit kërkojnë gjithmonë larje të specifikuar dhe të kujdesshme, por e dini që edhe rrobat me ngjyrë të errët si e zeza, bluja apo ngjyra të tjera të errëta, kërkojnë po ashtu larje të veçantë? Nëse i fut të gjitha veshjet me ngjyrë në lavatriçe dhe shtyp butonin “larje e përhershme”, atëherë po bën një gabim të madh.

Rrobat e errëta e humbasin ngjyrën më lehtësisht, ndaj edhe pas disa larjesh, ngjyra u zbehet shpejt. Për këtë arsye, këshillohet që gjithmonë t’i lash ato me ujë të ftohtë. Nëse i lan me ujë të nxehtë, shpejt rrobave jo vetëm do t’u prishet cilësia, por edhe do të humbasin ngjyrën. Në një kohë shumë të shkurtër, xhinset e zeza do të të kthehen në gri.

Përveç rasteve kur rrobat kanë njolla të konsiderueshme apo janë të pista, në raste të tjera e mira është që veshjet e errëta t’i lash me procesin e shkurtër për të eliminuar çngjyrosjen. Po ashtu, një tjetër gabim që bën me rrobat e errëta është edhe tharja në lavatriçe. Rrobat me ngjyrë të errët këshillohet të thahen natyrshëm, në mënyrë që ta ruajnë sa më gjatë ngjyrën e tyre.

Në thelb, për të mbajtur ngjyrën sa më gjatë në veshjet e errëta, e mira është t’i lash dhe t’i thash në proces të shkurtër. Në këtë mënyrë do të minimizosh venitjen e ngjyrës dhe do t’i ruash ato në kohë më të gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat