Flokët duhet t’i lani me këtë pije

Life style

Flokët duhet t’i lani me këtë pije

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Larja e flokëve me kafe kontribuon në bërjen e tyre më të shëndetshme, shkëlqyeshme dhe bukura.

Edhe pse shumica e grave e konsiderojnë këtë si një ide të çmendur, larja e flokëve me kafe është një metodë e shkëlqyeshme për flokë më të shëndetshëm. Hulumtimet kanë treguar se kafeja mund të përmirësojë shkëlqimin dhe rritjen e flokëve. Ndihmon gjithashtu për të errësuar hijen e flokëve.

Bëni kafe të fortë – sa më e errët dhe e fortë të jetë, aq më i mirë do të jetë efekti i saj në ngjyrën e flokëve. Përveç kafesë së zezë, mund të përdorni edhe ekspres.

Pasi të keni përgatitur kafenë, lani flokët me shampon që përdorni normalisht. Thani flokët, por jo plotësisht. Nëse flokët janë të gjata, lëvizni përpara dhe vendosni kafe dhe masazhoni, shkruan KP.

Lërini të qëndrojë për 20-60 minuta, më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe thajeni mirë. Përsëriteni këtë një herë në javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat