Këto janë ngjyrat që do të dominojnë në pranverë – verë 2021

Life style

Këto janë ngjyrat që do të dominojnë në pranverë – verë 2021

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Ndërsa sezoni i dimrit po shkon drejt fundit, vëmendja e të gjithëve po drejtohet nga stina e ngrohtë. Pranvera është fare pranë dhe, me siguri, edhe ju jeni kureshtarë për të zbuluar më shumë për atë që po ndodh në fushën e modës. Në fakt, ikonat e modës kanë nisur prej kohësh të publikojnë disa prej tendencave më të rëndësishme të vitit 2021 që do të jenë në qendër të vëmendjes në muajt e ardhshëm. Po ne sot po merremi posaçërisht me ngjyrat që do të dominojnë në pranverë – verë 2021.

Ndërsa sezoni pranverë – verë 21 është, pa dyshim, i ndryshëm nga çdo vit tjetër sa i përket modës, duke pasur parasysh edhe klimën aktuale (me distanca shoqërore dhe më pak takime intime), koleksionet e reja të markave të njohura nuk kanë munguar të prezantohen.

Në fakt, tendencat e kësaj pranvere do të jenë të gjalla, të injektuara nga nevoja për më shumë energji, frymëzim, motivim e për shumë pozitivitet.

Me gjithë këto gjëra në mendje, hidhuni një sy këtyre trendeve dhe ngjyrave që do të dominojnë gjatë sezonit të ngrohtë pranverë – verë 2021. Filloni të provoni këto tendenca ngjyrash dhe gjeni vfeten mes tyre.

1. Nuanca e së verdhës, e cila vjen më e butë në ditët me diell, do të jetë një prej ngjyrave mbizotëruese të sezonit të ngrohtë.

2. Një nga tendencat më të forta të këtij sezoni do të jetë edhe kjo nuancë rozë. Ngjyra e theksuar vjen në një larmi nuancash, por neoni dhe një ngjyrë më pastel do të jenë dominuese.

3. Kjo ngjyrë tërheqëse është një lloj e kuqeje e purpurt dhe është kthyer në trend që nga koleksionet e Isabel Marant. Ka nuanca të larmishme të lejlasë (disa që anojnë më shumë nga vjollca, disa më shumë nga roza ose nga e kuqja).

4. Portokallia ka ekzistuar për disa sezone dhe është kthyer sërish këtë pranverë. Pavarësisht se duket të jetë pak më e guximshme, kjo nuancë do t’ju bëjë gjithmonë të tërhiqni vëmendjen.

5. E njihni, me siguri, ngjyrën e topit të tenisit apo jo? Një lloj neoni në të verdhë dhe jeshile… Epo, siç theksuan dizajnerët nga Balmain te David Koma, kjo ngjyrë e mrekullueshme do të dominojë edhe në tendencat e pranverës. Prandaj, bëhuni gati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat