7 gjëra që demotivojnë punonjësit

Life style

7 gjëra që demotivojnë punonjësit

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 23:38
Foto ilustrim

Si një punëdhënës ju keni përgjegjësi për motivimin dhe mirëqenien e punonjësve tuaj.

Është e rëndësishëm të pranoni se angazhimi i vërtetë nënkupton gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm dhe të kuptoni se çfarë e motivon secilin prej individëve.

Është e rëndësishme që ju të dëgjoni dhe t’u përgjigjeni nevojave të punonjësve tuaj dhe të siguroni angazhimin sa më të madh të tyre në kompani.

Duke njohur shenjat paralajmëruese të demotivimit të punonjësve dhe duke i trajtuar ato në mënyrë të shpejtë, ju do të riktheni kënaqësinë dhe motivimin tek punonjësit tuaj.

Nëse druheni se ndonjërit prej punonjësve tuaj mund t’i mungojë motivimi, janë disa shkaqe që mund të jenë në thelb të problemit…

Mungesa e vizionit në karrierë

Në të shumtën e rasteve, paraja është vetëm një nga faktorët për motivimin e personave. Pjesa më e madhe e njerëzve duan që të kenë objektiva të qartë në karrierën e tyre, në mënyrë që të ndiejnë se kanë mundësi për t’u rritur brenda kompanisë. Vizioni në karrierë mund të jetë një proces i dobishëm për të përcaktuar objektiva të qarta në afat të gjatë, në mënyrë që të punojnë për arritjen e rezultateve të parashikuara.

Pasiguria në punë

Në vijim të çështjes së mësipërme, mungesa e vizionit në karrierë mund të rrisë ndjesinë e pasigurisë. Të gjithë punonjësit duan të ndiejnë siguri dhe jetëgjatësi në rolin e tyre dhe punëdhënësit duhet t’i ndihmojnë, duke vendosur objektiva të qartë.

Të ndierit i nënvlerësuar

Nëse punonjësit mendojnë se puna e tyre nuk është e vlerësuar, shumë shpejt ata s’do të kenë më energji të përmbushin detyrat që u janë caktuar. Është e rëndësishme t’i vlerësoni punonjësit edhe moralisht.

Mungesë mundësish për t’u zhvilluar

Mundësitë e shpeshta për t’u zhvilluar ndihmojnë në rritjen e motivimit të punonjësve tuaj. Nëse një vend pune nuk u ofron mundësinë punonjësve për t’u rritur dhe për t’u zhvilluar, shumë shpejt motivimi i tyre do të bjerë. Nëse ju ofroni trajnime dhe mundësi të shpeshta për t’u zhvilluar, kjo gjë do të nxiste motivimin e tyre.

Lidership i varfër

Menaxhimi efektiv është një faktor i rëndësishëm për motivimin e personelit tuaj. Nëse mungon menaxhimi i duhur ose nëse ai po ndikon negativisht në perspektivën e skuadrës, punonjës të caktuar mund të fillojnë të ndihen të demoralizuar. Drejtuesit duhet të kenë një mbështetje fleksibile dhe qasje gjithëpërfshirëse dhe të jenë të aftë të komunikojnë në mënyrë të qartë për të nxitur besimin tek grupi i punës. Nëse disa punonjësve u mungon motivimi, ky mund të jetë rezultat i një menaxhimi jo të mirë.

Konfliktet

Konfliktet në ambientin e punës janë jashtëzakonisht të dëmshëm. Debati i shëndetshëm është shpesh produktiv, por është e rëndësishme të bëni kujdes ndaj ngacmimeve apo të mos bini pre e bulizmit.

Mbingarkesa joreale

Është e rëndësishme të mbani nën kontroll pritshmëritë dhe kërkesat që vendosen ndaj punonjësve. Nëse dikush ndihet i mbingarkuar, më së shumti me punë të pamundura, shumë shpejt do të ndihet i zhgënjyer, i stresuar dhe do të humbë motivimin. Në të njëjtën kohë, edhe punonjësit që nuk kanë shumë ngarkesë në punën e tyre, mund ta humbin shpejt interesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat