Kafja para stërvitjes të bën mirë

Life style

Kafja para stërvitjes të bën mirë

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Një kafe para aktivitetit fizik të bën të djegësh më shumë yndyrna. Dhe nëse ky program ndiqet gjatë orëve të pasdites, efektet e kafeinës janë shumë më evidente.

Ky është rezultati i një studimi të universitetit të Granadës, i publikuar në revistën shkencore ndërkombëtare të Society Sport Nutrition. Sipas studiuesve është e nevojshme të merren të paktën 3 mg kafeinë për kg.

Testimet janë kryer mbi një grup prej  15 meshkujsh të moshës 32 vjeç. Nga analizat dhe monitorimet rezultoi se konsumi i kafes 30 minuta para nisjes së aktivitetit sportive, ka rritur në mënyrë të dukshme oksidimin e yndyrnave. Gjithashtu studiuesit kanë vërejtur edhe ndryshim të theksuar të vlerave të  oksidimit të yndyrnave gjatë ditës në krahasim me orët e pasdites.

Megjithatë ekipi studimor shton edhe diçka, se konsumi i kafes gjatë mëngjesit, ndikon në organizmin e njeriut në djegien me të shpejtë të yndyrnave, edhe nëse aktiviteti fizik kryhet në distancë orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat