Sekretet që duhet të dini për kremin e diellit para se ta aplikoni

Life style

Sekretet që duhet të dini për kremin e diellit para se ta aplikoni

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 12:19
Ilustrim

Mbrojtja e lëkurës nga dielli me ardhjen e pranverës është e rëndësishme jo vetëm për të shmangur djegiet nga dielli, por edhe për të parandaluar plakjen e parakohshme dhe kancerin e lëkurës. Edhe pse kremi kundër diellit është një nga mënyrat më të mira për t’i parandaluar këto problematika, në fakt, produkti mund të ketë efektin e kundërt nëse nuk zgjidhni të duhurin, shkruan abcnews.al.

Zgjidhni një krem diellor SPF 30 me spektër të gjerë.

Ekspertët rekomandojnë kremra dielli me spektër të gjerë me një faktor mbrojtës SPF 30. Numrat SPF që shikoni në produkt i referohen mbrojtjes nga rrezet ultraviolet B (UVB) nga dielli. Por, për ta mbrojtur veten jo vetëm nga djegia, por gjithashtu dhe nga plakja e parakohshme, duhet të keni parasysh dhe rrezet UVA. Për këtë, duhet të siguroheni që kremi i diellit të jetë me spektër të gjerë.

Aplikimi kur dilni jashtë

Kremi duhet të vendoset 15 minuta para se të ekspozoheni në diell dhe çdo dy orë kur qëndroni jashtë. Është e rëndësishme që ta aplikoni vazhdimisht kur jeni jashtë sepse dielli mund ta bëjë atë më pak efektiv, por gjithashtu ndikon dhe djersitja.

Kohëzgjatja e kremit rezistent ndaj ujit

Kur përdorni një krem dielli rezistent ndaj ujit, efektiviteti mund të zgjasë 40 deri në 80 minuta, dhe pastaj do t’ju duhet ta riaplikoni.

Sasia që aplikoni

Njerëzit kanë tendencë të përdorin shumë pak krem dielli, duke mos e aplikuar në zona të caktuara. Ekspertët rekomandojnë përdorimin e tij dhe tek pjesa e veshëve, buzëve, zona afër flokëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat