Mos shpresoni kot më herët, meshkujt arrijnë pjekurinë vetëm në këtë moshë

Life style

Mos shpresoni kot më herët, meshkujt arrijnë pjekurinë vetëm në këtë moshë

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 22:44
Ilustrim

Shumë prej jush me siguri kanë dëgjuar se meshkujt, edhe në moshë madhore, vazhdojnë të sillen si fëmijë. Disa gjithashtu besojnë se kur bëhet fjalë për çifte, janë gratë ato që sjellin më shumë pjekuri në marrëdhënie, shkruan Class. Për këtë arsye shkencëtarët vendosën të çojnë më tutje këtë studim dhë më poshtë do të lexoni se çfarë kanë zbuluar ata mbi pjekurinë e meshkujve:

Një studim i kryer nga Universiteti i Oksfordit shpjegoi se pjekuria e trurit të njeriut dallohet nga një zhvillim i zgjatur i vetive funksionale dhe strukturore. Ky hulumtim kishte si synim të zbulonte se cilat tipare shndërrohen gjatë pjekurisë dhe cilat mbeten të njëjta. Shkencëtarët ekzaminuan trurin e 121 pjesëmarrësve mes moshave 4 dhe 40 vjeç përmes imazhit të trurit. Ata gjithashtu gjurmuan ndryshimet në funksione të ndryshme duke marrë parasysh moshën dhe gjininë e pjesëmarrësve.

Burrat piqen më vonë në jetë

Rezultatet e këtij eksperimenti zbuluan se megjithëse në trurin e burrave dhe grave zhvillohen të njëjtat aftësi për të operuar në jetën e përditshme, burrat shpesh tregojnë një vonesë në zhvillimin e zgjatur të rrjeteve funksionale në krahasim me gratë. Kjo është arsyeja pse thuhet se burrat piqen më vonë në jetë sesa gratë. Burrat piqen realisht vetëm pas moshës 40-vjeçare.

Truri i grave është më efikas

Ka shumë të dhëna që konfirmojnë efikasitetin më të madh të trurit të grave. Eduardo Calixto, profesor i fiziologjisë dhe farmakologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në UNAM, sqaroi në një botim të fundit se edhe pse truri i burrave është më i madh se ai i grave, vajzat kanë një efikasitet më të madh. Për shembull, gratë kanë një memorie më të mirë dhe një përceptim të hollësishëm të ngjyrës dhe aromës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat