Si ndikoni te të tjerët? Dy gjëra janë të rëndësishme për një përshtypje të parë

Life style

Si ndikoni te të tjerët? Dy gjëra janë të rëndësishme për një përshtypje të parë

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Përpiqeni të ndikoni te ndokush, ndërkaq ai nuk ju beson, nuk do të mund të vazhdoni gjatë.

Pikërisht, do të mund të nxisni dyshim, sepse do të dukeni manipulues, thotë psikologia Amy Cuddy. – ë tjerët na gjykojnë bazuar në dy karakteristika më të rëndësishme: nëse një person është i ngrohtë apo jo dhe nëse është i aftë.

Këto janë gjërat sipas të cilave gjykojmë a duam t’i besojmë dikujt apo jo, por dhe a duam ta respektojmë. Disa te një person preferojnë më parë kompetencën se ngrohtësinë, por ne kemi tendencë të dëshirojmë një përzierje të këtyre dy cilësive.

Kompetenca mund të vlerësohet vetëm kur vendoset besimi – shpjegon Amy Cuddy, psikologe në Universitetin e Harvardit në Shtetet e Bashkuara. Nëse jeni duke u përpjekur të ndikoni te dikush dhe ai nuk ju beson, nuk do të arrini shumë larg. Pikërisht, do të mund të shkaktonit dyshimin, sepse do të dukeni manipulues.

Personi i ngrohtë dhe besnikë i cili, veç kësaj, nxit adhurim, do të bëhet dhuratë, jo kërcënim, por vetëm pasi të jetë vendosur besimi  – shton Amy Cuddy. Kjo është diçka që duhet pasur parasysh gjatë bisedimeve për punë dhe takimeve me persona të rinj në përgjithësi. Nuk dëshironi të lini përshtypjen e dikujt i cili është i paaftë apo i paarritshëm. Duhet biseduar lirisht dhe hapur, pra kjo është ajo që hap dyert e një të ardhme të shkëlqyeshme.

Kjo do t’ju çojë shumë më larg sesa kur jeni të turpshëm. Njerëzit gjithmonë na vlerësojnë, ndonjëherë vlerësimi mund të jetë i gabueshëm, nëse e paraqesim veten si diçka që nuk jemi. Prandaj, kushtoni kujdes se si paraqiteni – thekson Cuddy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat