3 ushtrime, për 3 shqetësime

Life style

3 ushtrime, për 3 shqetësime

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 19:07
Foto ilustrim

Trajtimet “magjike” fizio-estetike, Tonifikim krahësh, Dekolte joshëse

1.“Climbing”, shërben kryesisht për forcimin e mesit. Muskujt kryesorë

që përfshihen janë ato të barkut dhe kraharorit (nëse qëndrojmë me krahët e mbledhur), ndërsa muskujt dytësorë ose ndihmës janë ato të supeve, tricepsit, shpatullave, vitheve dhe muskujt e përparmë të kofshës.

Fillojeni ditën e parë duke bërë 3 sete, me nga 8 përsëritje, për çdo këmbë. Më pas, shtojini përsëritjet nga 16 në 20 e më pas deri në 30. Nëse arrini t’i bëni pa vështirësi 3 sete, me nga 30 përsëritje, atëherë shtoni setet nga 4 deri në 5.

Pushimi ndërmjet seteve; nga 45 deri në 60 sekonda.

2. “Squat and Press”, shërben kryesisht për forcimin dhe bonifikimin e këmbëve dhe krahëve.

Muskujt kryesorë që përfshihen në këtë ushtrim janë kuadricepsi (muskuli i përparmë i kofshës), vithet, bicepsi (i përparmi i krahut) dhe supet. Muskujt ndihmës që përfshihen gjatë tij

janë biceps femuri (i pasmi i kofshës), pjesërisht muskujt e shpinës e në veçanti të fundshpinës, muskujt e barkut, si dhe tricepsi (i pasmi i krahut). Filloni me 3 sete, me nga 10 deri në 12 përsëritje, në varësi të përgatitjes suaj fizike. Më pas, shtojini përsëritjet nga 15 në 20 e më pas deri në 30. Nëse arrini t’i bëni pa vështirësi 30 përsëritje, atëherë shtoni setet nga 4 deri në 5.

Pushimi ndërmjet seteve; nga 45 deri në 90 sekonda.

3. “Bridge”, shërben veçanërisht për forcimin dhe tonifikimin e muskujve të vitheve që janë edhe muskujt kryesorë që marrin pjesë. 

Muskujt e tjerë ndihmës që aktivizohen gjatë këtij ushtrimi janë ata të mesit (fundshpina), biceps femuri (i pasmi i kofshës) si dhe pulpat në rast se do të ngrini thembrat nga toka.

Filloni me 3 ose 4 sete, me nga 15 përsëritje. Nëse arrini t’i bëni pa vështirësi, atëherë shtoni përsëritjet nga 20 në 25 deri në 30, maksimumi. Më vonë, rrisni dhe numrin e seteve deri në 5. Nëse nuk ndjeni mjaftueshëm kontraktim te muskujt e vitheve, mund të vendosni një peshë të lehtë te fundi i barkut, për të rritur vështirësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat