“Unë ende kryej marrëdhënie seksuale me ish të dashurin dhe…”- 31-vjeçarja tregon pse vazhdon të shpresojë për një rikthim

Life style

“Unë ende kryej marrëdhënie seksuale me ish të dashurin dhe…”- 31-vjeçarja tregon pse vazhdon të shpresojë për një rikthim

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 11:58
Ilustrim

Ndonëse ndarja ndodh zakonisht për të mos pasur më kontakte me partnerin, historia e kësaj radhe në “Dear Deidre” të gazetës britanike “The Sun”, tregon të kundërtën.

“Pavarësisht se jemi ndarë një vit e gjysmë më parë, unë dhe ish-i dashuri im ende flemë së bashku dhe kalojmë shumë kohë të mirë në dhomën e gjumit.

Ai u nda me mua sepse tha që nuk kishte kohë të më kushtohej mua dhe vajzës time katër vjeçare si dhe të kujdesej për babanë e tij të sëmurë.

Kur përqafohemi pas seksit ai gjithmonë më tregon se sa seksi jam dhe sa më do. Nuk i kam thënë sepse nuk dua ta tremb, por edhe unë e dua vërtet.

Unë jam 31 dhe ai 34 vjeç. Unë ende ndjej flutura në stomak kur e shoh dhe dua të jem përsëri e dashura e tij. Kam shpresuar se ai do të dëshironte ta zyrtarizonte lidhjen përsëri, por pas 18 muajsh, ne jemi ende në të njëjtën gjendje.

A duhet të rrezikoj gjithçka dhe të flas me të apo të bëj sikur jam e kënaqur me këtë?”

“Dear Deidre” thotë:

“Ju duhet të mendoni për emocionet dhe nevojat tuaja. Qëndrimi në këtë marrëdhënie thjesht sipas kushteve të tij do t’ju bëjë të ndiheni të inatosur dhe të përdorur.

Më mirë të flisni hapur. Vetëm atëherë do të zbuloni nëse ai është i hapur për një rikthim së bashku.

Më mirë të dini se ku qëndroni sesa të humbni kohën në një miqësi që nuk ju çon askund”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat