Ka vetëm një mënyrë të shpejtë dhe të pamundimshme për të eleminuar celulitin; Zbulojeni këtu

Life style

Ka vetëm një mënyrë të shpejtë dhe të pamundimshme për të eleminuar celulitin; Zbulojeni këtu

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 23:55
Foto ilustrim

Ndonëse nuk është një nga format më të njohura për rënien në peshë, veç regjimit ushqimor, mund të zgjidhni edhe një ‘rrugë tjetër’ për të cilën do shkruajmë më poshtë!

Ato janë masazhet anticelulit, që sigurisht nuk i bëni dot vetë, por duhet të zgjidhni një qendër të profilizuar për këtë shërbim. Janë konsideruar si një nga metodat më të efektshme për të lëmuar dhe lakuar format trupore. Përgjithësisht mjaftojnë 10 seanca për të fshirë disa gropëza celuliti dhe për të hequr 2 ose 3 kilogramë dhe e gjitha kjo, pa shumë mund. Aurora Çela, estetiste, tregon se aplikohen tri teknika që ndihmojnë në hollimin e siluetës. “Duke kërkuar mënyra të ndryshme për të rënë në peshë, ndonjëherë bëjmë zgjedhje të gabuara. Dihet që mënyra më e mirë është të ushqehemi shëndetshëm, të merremi me aktivitete sportive dhe të mos abuzojmë me yndyrat, sheqerin, kripën, alkoolin dhe duhanin, të cilat përveçse të dëmshme, janë shkak i dhjamosjes së trupit, sidomos te femrat. Këto të fundit janë më të predispozuara të vendosin depozita dhjamore, sidomos në zonën e kofshëve dhe vitheve, ndaj, përveç regjimit ushqimor dhe ushtrimeve fizike, rekomandohet edhe masazhi anticelulit.

Ky lloj masazhi ndihmon në shkrirjen e celulitit dhe i jep formë të bukur kofshëve dhe vitheve.” Në varësi të tipologjisë trupore dhe problemeve të ndryshme të klientëve, aplikohen teknika të ndryshme masazhi, e në disa raste, mund të ketë edhe kombinim të tyre.

MASAZH DHE TERMOKOPERTË
Një nga teknikat që aplikoj për heqjen e celulitit dhe ngushtimin e perimetrit, është masazhi i lehtë me vaj trupi, shoqëruar me termokopertë (mbulesë me nxehtësi). Kjo e fundit ndihmon në shkrirjen e dhjamit dhe në rënien në peshë.

MASAZH ME LLUMIN E KAFESË
Më pëlqen të përdor edhe metodat tradicionale, e një ndër to është masazhi me llumin e kafesë. Dihet që kafeja është një antioksidues i fuqishëm, ndërkohë që fërkimi i trupit me të, përveçse ndihmon në reduktimin e celulitit, hidraton edhe lëkurën. Kafeja përdoret si pastrues natyral për largimin e qelizave të vdekura në lëkurë.

MASAZH ME KREM ANTICELULI
Një teknikë tjetër që duket se jep rezultat në ngushtimin e perimetrit trupor, është masazhi që shoqërohet me krem anticelulit. Është një lloj kremi, i cili ka 100 % përbërje bimore dhe është me bazë speci djegës dhe piperi. Duke masazhuar pjesët e trupit ku ka celulit, kremi vepron duke e nxehur, çka tregon se do të kemi rezultat në pak seanca.

Në përvojën e saj si estetiste, ajo tregon se ka arritur gjithnjë rezultate të kënaqshme për përsosjen e formave te klientet e saj. Nëse këto trajtime mund të shoqërohen edhe me regjimin ushqimor që rekomandon dietologia Xhixha, rezultati do të jetë më i lartë dhe sigurisht, trupi më i shëndetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat