5 hapa të thjeshtë se si të shpëtoni nga poret e zmadhuara

Life style

5 hapa të thjeshtë se si të shpëtoni nga poret e zmadhuara

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Pore të bllokuara, gjenetika, mosha dhe dëmtimi i lëkurës nga dielli janë shkaqet kryesore të poreve të zmadhuara. Megjithatë ka disa këshilla që do t’iu ndihmojnë t’i mbyllni ato.

1.Përdorni produkte pastruese që janë përshtatur me pH natyral të barrierës mbrojtëse të lëkurës. Pastruesi i gabuar për fytyrën mund të jetë shkas për një lëkurë më të ndjeshme. Përveç poreve të zmadhuara, gjithashtu çon në sëmundje të ndryshme të lëkurës.

2

.Mos përdorni krem dite nëse keni lëkurë me yndyrë në zonën e hundës. Mund të duket e çuditshme, por dermatologët nuk këshillojnë të vendosni krem në hundë nëse keni lëkurë me yndyrë ose nëse keni pika të zeza. Kjo mund të çojë në pore edhe më të gjera. Gjithashtu kur të përdorni krem kundër diellit në fytyrën tuaj, duhet të zgjidhni ato që nuk përmbajnë vaj.

3.Vendosni acid glikolik për të hequr poret. Nëse keni pore të zmadhuara, dermatologët sugjerojnë përdorimin e acidit glikolik pasi pastron qelizat e vdekura të lëkurës. Mund të përdoret edhe për lëkurë të thatë.

4.Lani fytyrën dy herë në ditë me ujë të ngrohtë. Mos harroni që uji nuk duhet të jetë shumë i nxehtë sepse mund të irritojë edhe më shumë lëkurën tuaj. Dhe kur lëkura irritohet, kjo i bën poret të duken më të mëdha.

5.Përdorni krem mbrojtës nga dielli pa vaj. Për lëkurë me pucrra dhe të yndyrshme është më mirë të shmangni kremin kundër diellit të papërshkueshëm nga uji sepse lëkura nuk do të mund të marrë frymë dhe poret do të bllokohen edhe më shumë. Për lëkurë të thatë, duhet të përdorni një krem kundër diellit me një krem hidratues të lehtë, por jo me vaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat