Arsyet pse nuk duhet t’i mbani flokët të kapura bisht

Life style

Arsyet pse nuk duhet t’i mbani flokët të kapura bisht

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Flokët e kapura bisht është një ndër modelet më praktike. Por është e rëndësishme të tregoni kujdes kur vendosni t’i mbani flokët kështu.

Nëse e keni zakon t’i tërhiqni flokët shumë fort dhe t’i mbani gjatë gjithë ditës, mund të përballeni me probleme shëndetësore.

Mund të shkaktojë migrenë

Flokët e kapura bisht mund të shkaktojnë dhimbje koke. Flokët nuk janë të ndjeshëm ndaj dhimbjes, por nën gjëndrat e flokëve tuaj, ka nerva që mund të ndiejnë dhimbje nga tërheqja e flokëve.

Mund të lëndohet skalpi

Tërheqja e flokëve mund të dëmtojë skalpin e kokës. Kjo vjen nga lëkura dhe zona perifolikulare e kokës duke bërë që të ndieni dhimbje menjëherë sapo lëshoni flokët.

Mund të përjetoni dhimbje shpine

Dhimbja që ndjeni në skalpin e kokës, shfaqet dhe mund të përhapet deri në qafë dhe në shpinë. Kjo ndodh sepse ju aktivizoni nervat ndijor edhe më shumë duke i detyruar flokët të qëndrojnë lart.

Lëkura mund të tërhiqet

Tërheqja e flokëve ndikon dhe tek lëkura juaj sepse humbet elasticitetin e saj. Me kalimin e kohës, do të dukeni më të moshuar. Nëse i tërhiqni flokët kaq shumë, lëkura mund të qëndrojë e tërhequr për një periudhë të gjatë kohe.

Flokët mund të këputen lehtësisht

Flokët tuaj janë mjaft të brishtë, prandaj tërheqja e tyre me një llastik gjatë gjithë kohës do t’i bëjë më të dobët. Situata mund të përkeqësohet nëse flini me flokët e kapura bisht.

Mund të shkaktojë alopeci

Alopecia tërheqëse është një lloj specifik i humbjes së flokëve përgjatë vijës së flokëve dhe kjo ndodh kur ka tension. Kontrolloni kokën tuaj për gunga të vogla.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat